Connect with us

Fun

A i dini kuriozitetet historike për paranë

Published

on

 Nga krijimi i parasë si mjet shkëmbimi kanë kaluar mijëra vjet, e gjatë kësaj kohe disa gjëra janë bërë simbolikë e parasë pa kuptuar pse. 

Nga fakti pse quhet “monedhë”, e deri te ajo pse arkat e kursimit kanë formën e derrkucit, më poshtë janë 10 fakte interesante mbi paranë.

PAGESA DHE RROGAT

Në shoqëritë neolitike, shkëmbimet e para bëheshin duke i vendosur vetë një vlerë objekteve të ndryshme apo gjësë së gjallë: një dele mund të ndërrohej me katër pula. Por, me përparimin dhe specializimin e ekonomisë (tashmë dikush bënte rroba, dikush rriste kafshë, dikush kultivonte),lindi nevoja për të krijuar një mjet shkëmbimi të barabartë për të gjithë. Më të përdorurat në Lindje ishin çaji, gjëja e gjallë dhe kripa me të cilën paguheshin ushtarët romakë. Megjithatë, me kalimin e kohës u ndie detyrimi për të gjetur objekte që t’i rezistonin kohës, që të mund të ndaheshin dhe të transportoheshin lehtë. Pas guaskave, zgjidhja e radhës u orientua tek metalet më të çmuara, si ari dhe argjendi, me të cilat u krijuan monedhat e para.

MONEDHAT E PARA

Monedha debutoi në shekullin e shtatë p.e.s. në Lidi (Turqia e sotme), ku mbreti Giges krijoi një objekt prej ari dhe argjendi, të garantuar në peshë e në përmasa, e kësisoj edhe në vlerë.

FJALA MONEDHË

Termi i përdorur për paratë e para lindi pas krijimit të vetë monedhës. Ajo e merr emrin nga perëndia romake Juno Moneta. Patat, besnike ndaj saj, me ulërimat e tyre lajmëronin popullsinë për sulmet e natës të armiqve. Monedhë vjen nga latinishtja “monere”, që do të thotë paralajmëruese.

TAKSA DHE MONEDHAT

Sipas Charles Goodhartit, paraja ishte një shpikje e shtetit, në mënyrë që paratë, të ardhurat dhe shpenzimet të bëheshin më të matshme, falë peshës së njëjtë të monedhave. U bë kështu më e lehtë edhe të imponohej taksimi.

DOLLARI MË I SHTRENJTË

Në vitin 1945, SHBA prodhuan një kartëmonedhë prej 10 mijë dollarësh, me portretin e Salmon Chaset, sekretarit amerikan të Thesarit në kohën e Abraham Lincolnit. Në vitin 1969 kjo kartëmonedhë u hoq nga qarkullimi, por llogaritet se janë ende në qarkullim 336 të tilla.

ARGJEND BURRACAK

Me 30 nga këto monedha, Juda tradhtoi Jezusin. Ato ishin rroga mujore e një punëtori.

MEDALISTËT

Monedhat e metalit më të përdorura në botë janë dizajnuar nga medalistët, të njohur vetëm nga monedhat e tyre, pavarësisht shpërndarjes së gjerë të veprave të tyre. Monedhën prej një peni me portretin e Abraham Lincolnit e krijoi Victor David Brenner.

DERRKUCËT

Arka e kursimit më e vjetër në botë është zbuluar në Turqi dhe është prej më shumë se dymijë vjetësh. Megjithatë, lidhja e saj me formën e derrkucit ka nisur vetëm nga vitet 700. Studiuesit besojnë se forma vjen nga një lojë fjalësh mes materialit përbërës “pygg” dhe fjalës derrkuc “pig”.

BANKOMATËT

Ka mbi 1.6 milionë sportele bankomatësh në botë. Madje ka një edhe në Antarktidë. Dita e premte është dita kur ato frekuentohen më shpesh.

VIJËZIMI I ANËVE

Deri në vitin 1600 anët e monedhave ishin të lëmuara. Por, shkencëtari Isaac Newton shpiku vijëzimin e anëve, në mënyrë që të mos limoheshin anët për të fituar pak nga monedhat prej ari apo argjendi. Me këtë sistem vijëzimi vihej re menjëherë nëse anët ishin limuar

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fun

‘Marre me m’qit syreta t’grave, a veç pse jam vejan’, ferizajasi ankohet që u vendos murali i Rita Orës

Published

on

Një burrë nga Ferizaji, ku në shtëpinë e tij është vendosur murali i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nuk i ka pëlqyer kjo vepër.

Ai akuzon kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu, për të cilin thotë se nuk e ka pyetur për vendosjen e këtij murali në shtëpinë e tij.

Madje thotë se arsyeja pse është vendos ky mural është pasi ai është vejan.

“Kanë shku ma kanë vnue një grue në shpinë teme, i thash pse ma keni vnue, tha vejan ti e ta kemi vnue. Kom ankesë kundra Agim komunës. Më kanë bo hor o bac, më thojshin je vejan ta kemi vnue. Ma bre unë vejan jam, por Agimi ma kish que kish thon vnone në shpi të bacit.

Kqyre argumentin, e kanë vnue në shpi teme. Marre me m gjit mu syreta të grave aty vec që jom vejan. Po nejse po mujnë, se forca po jau bon”, thotë burri, i njohur në Ferizaj si baci.

Ai thotë se i vjen rëndë që të tjerët ta shikojnë muralin e vendosur në shtëpinë e tij.

Këngëtarë shqiptare por në banesë teme me ma ngjit pom vjen mu rëndë me pa hallku aty. Ajo është e bukur është njeri i mirë, por këta ku e gjetën bash mu me ma vnu aty. Le të përgjigjet Agimi pse, edhe s’um ka vetë hiq vec kur po e shoh që e kanë ngjit aty”, shtoi Baci në ATV.

“Bukur është kjo, por pse mu nuk mkan pyet në shpi teme, më kanë vnue gra aty”, thotë për fund ai.

 

Continue Reading

Fun

Qytetari që u dënua pse pordhi thotë se ajo është “liri e shprehjes”

Published

on

Një 22 vjeçar nga Austria që ishte në ballinat e mediave vitin e kaluar pasi u dënua me 500 euro për një pordhë që e kishte lëshuar ndaj një zyrtari policor ka argumentuar që pordha e tij në fakt është brenda lirisë së shprehjes.

Në vendimin e lëshuar nga gjykata administrative në Vjenë, gjykata ka dhënë disa detaje të nevojshme për ngjarjen që ndodhi atë ditë.

E gjitha ndodhi më 5 qershor të 2020-s, kur burri që pordhi – i emëruar “Z. AB” – kishte dalë me shokët në një park kur një grup policësh iu afrua gjatë një kontrolli rutinor të identitetit.

Dhe këtu gjërat u përkeqësuan.

“Kur ai lëshoi gazrat e tij, ankuesi ishte ulur në karrigen e parkut,” shkruhet në dokument.

“Shokët e ankuesit kishin qeshur me pordhën dhe dëshmitari F kishte bërë një shaka,” vazhdon dokumenti. Për shkak të kësaj, i pandehuri ishte zgërdhirë para policëve.”

Në gjykatë, 22 vjeçari ka thënë se pordha nuk ishte e qëllimshme dhe se, edhe nëse ishte e qëllimshme, prapë do të ishte brenda të drejtës fondamentale të lirisë së shprehjes.

Por, për fatin e tij të keq, gjykatësi nuk e pranoi këtë argument.

Gjykatësi kishte deklaruar se pordhat nuk përmbajnë “përmbajtje komunikuese”.

Megjithatë, ai i kishte ulur gjobën nga 500 në 100 euro. Avokati i të pandehurit kishte thënë se klienti i tij është i gatshëm të vdes për të drejtën e tij për të pordhur dhe se do ta apelonin vendimin. /Periskopi

Continue Reading

Fun

Analist Islami pretendon që Shefqet Krasniqi i ka dy gra

Published

on

Analist Islami ka komentuar deklaratat seksiste të hoxhë Shefqet Krasniqi në mënyrë mjaft të çuditshme. 

Ai ka pretenduar se hoxhallarët e Kosovës po bëjnë shkelje ligjore duke shkelur monogaminë dhe duke u martuar me nga dy gra.

“Mos jau nxini për të madhe hoxhallarëve kur folin për gra, se ata i kanë kah dy!” – ka shkruar ai, përcjell Periskopi.

Islami si në çdo postim tjetër ka vënë hashtagun “mos u tut”.

Shefqet Krasniqi deklaroi mbrëmë se “gratë e kishin vendin në kuzhinë, e burrat në odë” që shkaktoi reagim të madh publik.

Statusi i plotë: 

Continue Reading

Trending