Digjet një shtëpi në Vushtrri, vdes një femër, lëndohet një e mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka vdekur dhe një e mitur ka pësuar lëndime trupore nga zjarri që përfshiu për shkaqe të panjohura shtëpinë në Stanovc të Vushtrrisë.

Periskopi.com Lajme

“Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi banimi. Si pasojë e zjarrit një femër K-Shqiptare e cila ishte në një dhomë të shtëpisë ka ndërruar jetë, si dhe një femër K-Shqiptare ( e mitur) ka pësuar lëndime trupore. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin”, thuhet në raport.

Sipas policisë, e lënduara pas pranimit të ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi, kurse trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.

Shpërndaje në: