“Dhurata” e UEFA-s për pavarësi mund të mos mjaftojë

Vendimi i UEFA-s për të dhënë leje që në stadiumin "Adem Jashari" të zhvillojnë ndeshje klubet kosovare në garat kualifikuese evropiane, vlerësohet fitore e madhe për futbollin kosovar.

Periskopi.com Sporti

Mund të vlerësohet edhe një dhuratë për nëntëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Por ky vendim assesi nuk nënkupton se në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë do të luhen sigurt ndeshje të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe të raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës.

Duhet që fillimisht stadiumi të përgatitet për të plotësuar kriteret e UEFA-s për stadiumet e kategorisë së dytë dhe po ashtu që klubet kosovare të licencohen për pjesëmarrje në kupa evropiane.

Shpërndaje në: