Connect with us

Lajme

Dhoma Amerikane e Tregtisë kritikon rëndë Qeverinë e Shqipërisë

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, kritikon qeverinë për sjelljen ndaj biznesit dhe investitorëve të huaj.

Published

on

Në një intervistë për ATSH-në, Crawford deklaron se, në kuadër të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes, Shqipëria e ka të domosdoshme zgjidhjen e pronësisë së tokës, duke ndjekur shembujt pozitiv të vendeve fqinje.

“Të gjejmë shembuj pozitiv. Ne mund të shikojmë Maqedoninë që ka bërë një hartë të pronarëve të tokës, Mund ti shtojmë edhe informacionin se kush është në proces gjyqësor për çështje pronësie”, nënvizoi Crawford.

Lidhur me paketën e taksave konkuruese në rajon, Crawford thotë se po ti referohemi raportit të “Doing Business”, Shqipëria renditet e fundit në rajon. Ndaj, ai kërkon hartimin e një pakete të tillë që niveli i taksave të konkurojë vendet e rajonit.

“Ne kemi thënë që do të konkurojmë me fqinjët. Po të shikojmë Doing business, jemi në fund të rajonit. Ndaj duhet paketë fiskale konkuruese në rajon, që i vë bizneset shqiptare në pozita të barabarta me vendet e rajonit përndryshe ato do të drejtohen drejt vendeve fqinje”, shprehet Mark Crawford.

Sa i përket taksave, ai shprehet: “Ne i presim me pozitivitet ndryshimet në procedurat tatimore. Nëse duam reformë, kjo s’mund të bëhet përmes gjobave e dhunës. Duhet të kemi një ambient që është pozitiv e që ndihmon aktivitetin e sipërmarrjes. Duhet të përkrahet edhe kultura shqiptare, përndryshe mbetet vetëm aksion”.

Sipas tij, në shumë raste inspektorët vendosin penalitete të mëdha duke frikësuar sipërmarrjen, ndërsa ai sugjeron se sipërmarrja duhet të paguajë gjobë në përputhje të drejtë me gabimin.

“Bizneset që kanë bërë gabime mund të vetëkorrigjojnë gabimet e tyre dhe mund të kuptojnë se sa do të qëndrojë inspektori tatimor, sepse kemi dëgjuar raste që inspektorët qëndrojnë me muaj pranë bizneseve duke bërë që të ndërpriten operacionet normale të tij”, deklaron Crawford.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending