Connect with us

Lajme

Dhëndri i Sami Lushtakut zgjedhet anëtar në Bordin që mbikëqyr Hekurudhat e Kosovës

Përkundër letrës së djeshme të ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku pas shpalljes së vendimit ku atij i rikonfirmohet vendimi për dënimin nën akuzat për krime lufte, në të cilën shfajëson veten dhe fajëson bashkëpartiakët e tij për dënimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndikimi i tij në politikë duket të jetë ende i fuqishëm.

Published

on

Duke lënë anash dhjetëra raportime për mënyrën se si ai dhe familja e tij përfituan në mënyrë të dyshimtë disa tenderë me vlerë milionëshe nga shteti, Lushtaku duket se edhe në një gjendje të kufizuar lirie po ia arrin të punësojë familjarët e tij nëpër borde me rëndësi.

Periskopi ka mësuar se Gëzim Qerimi, i cili sot nga Kuvendi i Kosovës u emërua anëtar në Bordin Mbikëqyrës të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, është dhëndër i familjes Lushtaku.

1

Vetë Qerimi në një postim në Facebook njofton për emërimin e tij, duke premtuar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij të rinj do të punojnë për modernizimin dhe funksionalizimin e hekurudhave të Kosovës.

“Të dashur miq, dëshiroj t’u informoj që prej sot nga Kuvendi i Kosovës jam emëruar në Bordin Mbikëqyrës të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave. Gjatë këtij mandati qëllimi ynë do të jetë që Hekurudha e Kosovës ta marrë pamjen të cilën duhet ta ketë, gjegjësisht të jetë moderne dhe funksionale, diçka që do të duhej të ishte para shumë viteve, por do të ndodh tani prej vitit 2017 dhe nuk guxon të tejzgjatet më tej”, ka shkruar Qerimi në Facebook.

Nga profili i Qerimit në Facebook kemi hasur në fotografi të tij me familjen Lushtaku, veçanërisht me të birin e Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku.

4

Lënë anash lidhjen e tij familjare me Lushtakun, Qerimi duket entuziast për punën e re. Për këtë post Qerimi me gjasë po përgatitej duke hartuar paraprakisht plane se si do duken hekurudhat e Kosovës në vitin 2017.

“Nga viti 2017 Hekurudha e Kosovës do të futet në një erë të re në të cilën qytetarët do të ndjejnë se ka transport hekurudhor cilësor, i cili do të jetë i shpejtë dhe komod. Rëndësia e Hekurudhës së Kosovës do të vërehet shumë shpejt, kur kjo hekurudhë do të bëhet pjese e rrjetit evropian, ku ka liri të qarkullimit, e që pastaj do të ketë siguri për qytetaret e Kosovës, si dhe potencial më të madh eksportues për ekonominë kosovare”, shkruan ai përgjatë njoftimit në Facebook.

Në fund Qerimi falënderon miqtë e tij të Facebook-ut për urimet duke mos harruar ta kërkojë edhe ndihmën e Zotit.

“Të dashur miq, zotohem se deri në fund të mandatit pesë vjeçar do të punoj me përkushtim dhe me nder në të mirë të vendit dhe të institucionit. Ju falënderoj nga zemra të gjithëve për urimet tuaja! ZOTI NA NDIHMOFTË!”, shkruan ai në fund. /Periskopi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending