Connect with us

Showbiz

Dëshmia e fansit në Polici: Luana më ka premtuar martesë

Published

on

Fansi që admironte Luana Vjollcën, por në një mënyrë të frikshme, shqetësuese dhe që të mërkurën u bë shkak i një incidenti të rëndë, është një 32­vjeçar nga Tepelena, që jeton në periferi të Tiranës.

Ai është Besmir Lila, banues në Lundër, pranë një qendre tregtare, që për shumë vite kishte jetuar në Britaninë e Madhe. Madje, sipas të dhënave, edhe arsyeja e kthimit të tij nga Londra ka qenë fiksimi që kishte për Luana Vjollcën.

“Panorama” shkruan se gjatë deklarimeve që ka dhënë në polici, Lila ka deklaruar se nuk ishte thjesht një fiksim, por ishte një pëlqim i sinqertë që ai kishte për Luanën dhe këmbëngulte që ta takonte, qoftë edhe thjesht për të pirë një kafe me të. Ndërsa nuk ka shpjeguar se përse lëvizte me një armë me vete. “Jemi të dashuruar. Luana më ka premtuar se këto ditë do të martoheshim”. Kështu e ka nisur rrëfimin e tij në polici, 32­vjeçari.

Besmir Lila, i cili ka përfunduar në pranga me akuzën e përndjekjes ndaj moderatores së “Top Channel”, Luana Vjollca, shkruan “GSH”. Burime pranë policisë thanë dje për “GSH” se që në fillim të dëshmisë, Besmir Lila ka rrëfyer se me Luanën ishte i dashuruar dhe kishte vendosur të bënte gjithçka për të.

I riu nga Tepelena kishte filluar prej kohësh të shfaqte pëlqimin që kishte ndaj saj nëpërmjet rrjeteve sociale. Vazhdimisht postonte fotografi dhe video të Luanës dhe shpërndante edhe për miqtë çdo postim që ajo bënte në profilin e saj në “Facebook”. Ndërsa muajt e fundit, që nga dhjetori i vitit të kaluar e deri tani, ai i shkruante mesazhe Luanës, kryesisht në “Instagram”. Mesazhe që ishin kthyer në shqetësim për moderatoren 26­vjeçare, pasi ai i dinte edhe adresën e shtëpisë e të punës, madje e priste vazhdimisht aty. Herë i shkruante se ndodhej poshtë shtëpisë së saj, duke e pyetur nëse mund të ngjitej lart e ta takonte e herë i shkruante se ndodhej pranë punës së saj në Mëzez dhe po e priste derisa ajo të mbaronte.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbiz

Kjo ka qenë shuma më e lartë që ka marr bakshish Meda

Published

on

Këngëtari i njohur Meda është shprehur se ishte thjeshtësia dhe modestia e bashkëshortes që e bëri për vete.

Meda u shpreh se ishte ai që bëri hapi e parë për t’u lidhur me të.

Ai shtoi se ndër vite Luljeta ka mbetur e njëjta.

Këngëtari ia atribuoi të dyve suksesin e martesës së shëndetshme

Meda zbuloi se bashkëshortja kujdeset për look-un e tij.

“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte”.

“Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e parë”.

“Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”– tha ai në një intervistë për emisionin “Nin”.

Këngëtari zbuloi edhe shumën marramendëse që lanë bakshish në një koncert në Australi.

“Në Australi për një natë kemi marrë mbi 30.000 dollarë. Këndoja vetë dhe isha i shoqëruar nga muzikantët e mi. Është e vërtetë, ka qenë për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë që isha në Australi. Ishte eksperiencë e paharruar,” – përfundoi Meda.

Continue Reading

Showbiz

Vajza e Lutfi Hazirit e krahason veten me Mona Lisën

Published

on

Vajza e Lutfi Hazirit merr vëmendje me paraqitjet e saj atraktive.

Ajo ka arritur të ketë mijëra ndjekës në Instagram, përkundër që nuk është e njohur për ndonjë profesion.

Duke gëzuar një bukuri të rrallë, ajo së fundmi bëri një ngjashmëri mes saj dhe Mosa Lisës.

Duke publikuar një imazh në të cilin u shfaq e mbështjellë me një pelerinë, ajo shkroi: Mona Lisa e kohëve moderne.

 

Continue Reading

Showbiz

Mbretëresha Elizabeth nuk do të festojë 95 vjetorin e saj të lindjes pas vdekjes së Princit Philip

Published

on

Mbretëresha po feston ditëlindjen e saj të parë në dekada pa burrin e saj Princin Philip të mërkurën

Këtë vit 95-vjetori i lindjes së Mbretëreshës Elizabeth do të jetë një rast i heshtur pas vdekjes së burrit të saj prej 73 vjetësh, Princit Philip, shkruan People.

Ditëlindja e shënuar e monarkut të Mërkurën nuk do të festohet si zakonisht – ndërsa Mbretëresha dhe anëtarët e tjerë të familjes shpesh shënojnë ditëlindjet e tyre duke ndarë portrete të reja me publikun, nuk do të ketë një foto të lëshuar këtë vit.

Kjo do të jetë ditëlindja e parë e Mbretëreshës Elizabeth pas vdekjes së burrit të saj, i cili u varros në Shën George’s Chapel në Kalanë Windsor të Shtunën. Ai vdiq në 9 Prill në moshën 99 vjeç, vetëm dy muaj larg 100 vjetorit të lindjes.

Mbretëresha është e rrethuar nga stafi i saj besnik dhe tre qentë e saj (të cilët ajo është parë në Kopshtet Frogmore gjatë javës së kaluar) në Windsor Castle, dhe anëtarët e familjes me gjasë do të vizitojnë monarken në ditët në vijim.

Continue Reading

Trending