Deschamps e pranon: Nuk bëmë ndeshje të madhe, por është ndjesi e bukur ta fitosh Kupën e Botës

Periskopi.com Botërori 2018

Didier Deschamps është i lumtur pasi kombëtarja e tij Franca u shpall kampion bote në ‘Rusia 2018’

Franca edhe pse nuk tregoi lojë shumë të bukur arriti që të fitonte me rezultat 4-2 ndaj Kroacisë në finalen e zhvilluar në Luzhniki të Moskës, shkruan Periskopi.

Trajneri i ‘Gjelave’ para 20 vite e kishte fituar Kupën e Botës si lojtar, ndërsa sot e fitoi si trajner.

“Është një ndjesi kaq e bukur. Disa prej kampionëve janë vetëm 19 vjeç. Nuk bëmë ndojnë ndeshje të madhe, por treguam kualitetet tona. Shënuam 4 gola, dhe them se e merituam,” ka thënë Deschamps.

“Dy vite më parë na dhembi shumë humbja në Europian, dhe nuk ishte e lehtë të ringriheshim. Por, tani jemi në çatinë e botës, dhe tani ndihemi shumë mirë. Ky moment i përket vetëm lojtarëve. Për 55 ditë, kemi bërë shumë punë. Jemi krenarë që jemi francezë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: