Connect with us

Lajme

Deri ku ka shkuar dialogu Vetëvendosje – LAA?

Published

on

Lëvizja “Vetëvendosje” ashtu sikur koalicioni LAA ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar për fillimin e takimeve zyrtare, të cilët kanë të bëjnë me harmonizimin e planprogramit qeverisës.

Të dy taborët thonë se pavarësisht shumë pikave që i ndajnë ka edhe të tjera të cilat i bashkojnë dhe që krijojnë mundësi bashkëpunimi, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Megjithatë, sipas tyre, akoma nuk ka asgjë konkrete që do t’i çonte një hap përpara ndaj pozitës në të cilën gjenden tani.

E duke qenë kështu as njëra e as tjetra palë nuk kanë formuar as grupet punuese, që do të punonin në hartimin e programit qeverisës.

Ndërsa, njohësit e çështjeve politike janë pro një bashkëpunimi mes LVV-së dhe LAA-së.

Ata thonë se të dyja palët kanë pika të përbashkëta që do të çonin në një marrëveshje paszgjedhore.

Brenda lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se nuk e dinë kur do të ketë një takim të radhës me koalicionin LAA.

Nazlie Bala, anëtare e Kryesisë së lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë për “Zërin” se takimet e radhës me koalicionin LAA kanë të bëjnë me hartimin e programit qeverisës.

“Takimet e radhës që do të pasojnë kanë të bëjnë me formimin e grupeve punuese në hartimin e programit qeverisës. Çdo marrëveshje e arritur do të bëhet publike për opinionin”, ka thënë Bala.

Në anën tjetër, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lufti Haziri ka përmendur pikat që i bashkojnë dhe që i ndajnë nga LVV-ja.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending