Connect with us

Lajme

Deputetja ‘seksi’ e PD-së del kundër Bashës, tregon arsyet pse ka këtë qëndrim

Published

on

Deputetja e PD-së Arbjola Halimi, përmes një statusi në Facebook, bën të ditur se nuk është në krah të Lulzim Bashës.

Halimi shkruan se “nuk jemi thirrur dhe nuk kemi biseduar kurrë si deputete, për problematika qe shqetësojnë zonën ose edhe partiake, ne Ndërsa më tej ajo bën të ditur se PD, është goditur në shpirtin e saj dhe se “Shpirti i PD janë Sali Berisha, Jozena Topalli, Astrit Patozi etj.

 

Statusi i plotë:

Perse nuk jam me Lulzim Bashen. Ne llim deshiroj te saktesoj se te mos jesh me dike, jo domosdoshmerisht nenkupton se je me dike tjeter. Ka njerez qe ne jete udhehiqen nga parime ne gjykimet e vendimet e tyre e jo nga klane. Plus qe, kjo akuza e klaneve eshte, mendoj, pikerisht e atyre qe ushqehen sot nga nje klan, ai i vrasjes se PD, sekti sorosian. Kur u bera ne llim pjese e Parlamentit Shqiptar (rreth 2 vite e gjysem me pare), kishte dicka qe me binte ne sy. Shqetesimi kishte te bente me faktin ( e kam ndare shpesh me koleget e mi) se pothuajse ne asnje rast te vetem (me perjashtim te atij momenti kur u be rremuja e madhe ne Parlament, ku jemi takuar rreth 5 min) nuk jemi thirrur dhe nuk kemi biseduar kurre si deputete, per problematika qe shqetesojne zonen ose edhe partiake, ne zyren e Lulzim Bashes. Kujtoj se Deputeti eshte nje njeri i veshur me pushtet jo te paket, qe i duhet partise per te forcuar poziten e kredencialet e saj gjate jetes politike, sidomos ne opozite dhe se perfaqeson perafersisht rreth 12 mije zgjedhes, ndaj injorimi i tij eshte injorimi i tyre.

Se dyti gjykoj se Partia Demokratike eshte goditur ne shpirtin e saj. Shpirti i PD jane Sali Berisha, Jozena Topalli, Astrit Patozi, etj. Sigurisht edhe ne te rinjve na dhemb. Aq me teper kur djallezisht cilesohesh Republike e vjeter. Kujtoj se elitat qarkullohen, nderohen, nuk demtohen nga komplekse inferioriteti. Se treti, por jo per fatin tim politik, me ka tronditur tej mase tradhetia per te hequr nga lista njerez me vlera e kontribut profesional e politik, per ti zevendesuar me njerez pa cilesi, pa formim, pa jete publike, analfabete, te tjere pa lidhje me te djathten, anonime, etj, etj. Sigurisht qe nuk kam qendruar per kete 3 muaj ne cader. As une, as koleget e mi, as njerezit te cilet te shokuar na telefonuan per me shume se dy jave me rradhe, ne perpjekje per te kuptuar se cfare mund te kishte ndodhur. Promovim Cilian e Sorosian. Ajo qe dhemb ketu eshte se keta nuk jane demokrate. Kjo dhemb shume. Ndaj, une besoj se urgjenca sot eshte te shpetojme Partine Demokratike. I bej thirrje cdo demokrati qe te hulumtoje e te jete i thelle ne gjykim. Te mos dorezohen per nje copez pushteti qe gjithashtu nuk ka per te ardhur. Demokratet qe njoha une ne cader, e jo pak, te gjithe demokratet qe kam takuar, nuk jane te tille. Te bashkohemi per te shpetuar Partine Demokratike dhe te bejme zgjedhje te verteta demokratike. Se fundi nje sqarim. Shpesh ne media eshte qarkulluar lajmi se nuk kemi dale ne fushate. Paturpesisht e pavertete. Kemi dale. Me sakte, kemi bere perpjekje per te dale kundrejt te gjitha djallezive per te mos na njoftuar, per te na injoruar edhe kur ishim prezente, etj, etj. Ne mbyllje dicka qe nuk do ta toleroja kurrsesi. Para disa ditesh nje zonje pa brume as partiak, as vetiak, e me nje status me shume mediatik sesa politik, mori guximin te iste per nje tjeter zonje se ciles i qendron tejet larg per ate se cfare perfaqeson jo vetem politikisht por edhe per historine tone te disa viteve.

Shkurt, me ku e ku me shume vlera e elite, pavaresisht se kudo mund te gjenden kritika e se askush nuk eshte perfekt. I them kesaj zonjes te shkoj te derdhe pak mund, djerse, e pastaj te guxoje. ” Nella psicologia a volte Gridare fa bene, ma se la Grida si fa una forma di vita, allora ci si impazzisce”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending