Connect with us

Lajme

Deputeti i LDK-së ka një pyetje për opozitën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, thotë se deklarata e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhënë gazetës “Koha Ditore” në lidhje me zgjedhjet, nuk është asgjë e re.

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, thotë se deklarata e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhënë gazetës “Koha Ditore” në lidhje me zgjedhjet, nuk është asgjë e re.

Madje ai thotë se është interpretuar “në mënyrë ekstenzive dhe pak a shumë jashtë kontekstit”.

“Është e saktë se me marrëveshje të partive politike dhe Grupeve Parlamentare mund të shpërndahet Kuvendi dhe të shpallen zgjedhjet”, thotë Mustafa, raporton Koha.net.

Por, ai ngre një dilemë tjetër rreth çështjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe rezultateve të mundshme të tyre.

“Nuk është e qartë se pse kjo automatikisht do ta zgjidhte problemin me demarkacionin? A do të thotë kjo se një, dy ose me shumë parti që tashmë janë në opozitë, me të hyrë në pushtet do ta ndërronin mendimin dhe do të votonin pro demarkacionit që tash e kundërshtojnë?(!)”, pyeti profesori Mustafa.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, kryeparlamentari Veseli ka thënë se “nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”.

“Pyetjes suaj rreth luftës politike, a duhet të shkojmë në zgjedhje – kjo është një çështje krejt tjetër, e cila nëse nuk e ka këtë kushtëzimin e vet, etiketimet e të qenit tradhtar, etiketimet e të qenit antikombëtar, etiketimet që kanë të bëjnë më tepër me çështje verbale patriotike – e ka normalitetin e vet. Pse të mos mendojmë për opsione që kanë të bëjnë me zgjidhshmëri. Ne nuk e kemi të drejtën e referendumin, e cila do të na largonte shumë nga barra për çështjet që sot kanë të bëjnë me kontestet ndërmjet nesh. Kur një parti e vogël, e treta në nivel të Kosovës, flet në nivel të gjithë Kosovës dhe thotë se duhet shkuar në referendum, këtë nuk e parashikon Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Por ne ecim ngadalë, me normalitet, me pjekuri përpara në rrugëtimet drejt zhvillimit. Nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”, ka deklaruar Veseli në pjesën e parë të intervistës të botuar sot në “Koha Ditore”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending