Connect with us

Lajme

Deponia e Mirashit “bombë” e kurdisur ekologjike

Deponia e mbeturinave në Mirash është duke paraqitur një rrezik të madh ambiental për vendin. Kjo pasi që pasi që rrjedhja e ujërave të zeza nga kjo deponi do të shkojnë drejt lumit Sitnica.

Published

on

Kështu tha sot në një konferencë për media kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), Abdullah Haxhiu.

Ai është shprehur i shqetësuar sepse pavarësisht të gjitha kërkesave të bëra për rregullim e këtij problemi ekologjik që po paraqet kjo deponi, mungon përkrahja financiare në projekt- buxhetin e miratuar nga Qeveria.

“Në 2012 nuk kemi pasur mundësi as t’i pranojmë mbeturinat, për 3 ditë me radhë i kemi dërguar në deponi sanitare në Podujevë. Kemi pasur një reagim nga kryetari i komunës pse të dërgohen atje edhe të Korporatës Energjetike. Edhe GIZ (organizatë gjermane) këtë vit ka bërë një analizë të ujërave të zeza. Gjendja është shumë e rëndë, është shumë e rrezikshme sepse niveli i ujërave në deponi sanitare të këtij liqeni akumulues është duke ardhur në nivelin e lumit Sitnica. Rreziku është që kahja e ujërave më nuk do të vjen drejt Sitnicës në deponi, por do të ndodhë e kundërta prej deponisë në Sitnicë, por edhe paraqet si rrezik shfaqjen e zjarreve ku me këtë rast edhe ish-ministri Agani (Ferid) del para medieve edhe thotë ‘Deponia e Mirashit, është një bombë ekologjike, një bombë e kurdisur’”, tha Haxhiu.

Sa i përket gjendjes financiare të kompanisë që ai drejton, Haxhiu tha se ka pasur një përmirësim në këtë drejtim.

Sipas tij, është rritur kapaciteti për deponimin e mbeturinave që ka rezultuar me rritje të inkasimit të të hyrave.

“Në vitin 2011 kanë qenë të deponuara në të gjitha kompanitë që ne i menaxhojmë 205 mijë ton mbeturina, me një inkasim prej 62 për qind…Në fund të vitit 2015…kemi pasur 246 mijë tonë të deponuar me inkasim 109 për qind, d.m.th. e kemi rritur prej 62 për qind në 109 për qind inkasimin, kjo ka ndodhë për shkak se të gjithë ato kompani të cilat kanë pasur vendimin e kompanisë ton i kemi hedhur në gjyq fatbardhësisht të gjitha prej këtyre i kemi fituar në gjykatë. Tani në vitin 2016 keni me pas një performancë edhe më të mirë të kompanisë, sepse presim që në këto deponi të deponohen përafërsisht 270 mijë tonë dhe me një inkasim 125 për qind”, tha Haxhiu.

Këtë problem që e shfaqi sot Haxhiu është duke e trajtuar edhe kompania gjermane GIZ në mënyrë që të nxirret një rekomandim.

Kryeshefi i KMDK-së Avdullah Haxhiu, tha se nëse Qeveria nuk ofron mbështetje financiare atëherë kjo kompani nuk do të ketë kapacitet për t’i menaxhuar ujërat e zeza dhe si pasojë do të ketë rrezik edhe për komunat tjera.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending