Dëmtohet Kane, pritet të mungojë mbi dy muaj

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane ka pësuar një dëmtim të rëndë.

Mediat angleze raportojnë se 23-vjeçari me gjasë do të jetë jashtë fushave të lojës për së paku dy muaj.

Kane u dëmtua në sfidën e fundjavës ndaj Sunderland, menjëherë pasi e shënoi golin e vetëm në atë sfidë.

Ai pritet të humbasë disa ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve dhe atë kundër Arsenalit në derbin e Londrës veriore, ndeshje e cila zhvillohet më 6 nëntor. /Periskopi.com

Shpërndaje në: