Connect with us

Lajme

Demokratët kritikojnë FBI: Rusia qëndron pas rrjedhjes së emailave

Udhëheqësit demokratë në SHBA kanë kritikuar drejtorin e FBI-së, James Comey, për refuzimin që t’u bashkohet zyrtarëve të tjerë të lartë qeveritarë për të emëruar Rusinë se qëndron prapa rrjedhjeve të emailave të demokratëve, duke e cilësuar si “standard të qartë të dyfishtë”.

Published

on

Comey e futi veten në një kontest politik ndërmjet kandidates së demokratëve për president Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump, javën e kaluar duke informuar Kongresin se FBI-ja po hetonte një numër emailash të ri të Clintonit që dolën gjatë hetimeve ku përfshihej një bashkëpunëtore e Clintonit.

Por sipas një raporti të CNBC, më 31 tetor, Comey refuzoi që të bashkohej në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Sigurisë dhe Zyra e Inteligjencës Kombëtare të 7 tetorit, që i atribuon Rusisë rrjedhjen e emailave të hakuar të demokratëve, duke argumentuar se ishte shumë afër zgjedhjeve dhe ai nuk do të shihet se po përpiqet që të ndikojë votën.

Menaxheri i fushatës së Clintonit, Robby Mook, tha se zbulimi se Comey ka rezerva për emërimin e Rusisë javë përpara se të paralajmëronte një hetim të ri për emailat e Clintonit “tregon një standard të qartë të dyfishtë”.

Përfaqësuesi në Senat I demokratëve, Harry Reid, akuzoi Comey për “standard të dyfishtë shqetësues në trajtimin e informatave të ndjeshme, me cfarë duket të jetë një përpejkje e qartë për të anuar drejt një partie politike ndaj tjetrës”.

Reid e akuzoi Comey për shkelje të ligjeve federale që ndalojnë të punësuarit e qeverisë që të përfshihen personalisht në zgjedhje ose në politikë.

Por mbi të gjitha, Reid e akuzoi Comey për mbajtje “të mbështjellë një informatë shpërthyese për lidhjet e ngushta dhe koordinim të Donald Trump, këshilltarit të tij dhe të qeverisë së Rusisë – një shteti që është haptas armiqësor ndaj SHBA-së, por të cilin Trump e lavdëron në çdo paraqitje”.

Në kohën kur demokratët po e sulmojnë Comeyn, Clinton ka vazhdua akuzat e saj për lidhjet e Trumpit me Rusinë, duke kërkuar që ai plotësisht zbulojë lidhjet me Kremlinin dhe “oligarkët rusë”.

Që kur Comey paralajmëroi se FBI-ja ka rifilluar hetimet për emailat e Clintonit, mbështetja për Clintonin ka rënë ndjeshëm në sondazhet e opinionit. Derisa javën e kaluar ajo kishte epërsi ndaj Trumpit në nivel vendi prej 5 deri 6 pikë, më 1 nëntor, epërsia ra në 3.1 për qind në një sondazh të organizuar nga RealClearPolitics.com.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending