Demantohet lajmi se në Universitetin e Gjakovë kërkohen favore seksuale

Periskopi.com Lajme

Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, ka demantuar lajmin e publikuar sot në mëngjes në media, ku thuhej se disa studentë kanë prova të mjaftueshme se në këtë institucion janë kryer raste të mitmarrjes, favoreve seksuale, ryshfetit, korrupsionit dhe shantazhit.

Përmes një komunikate, ky grup i studentëve ka thënë se e-maili nuk administrohet nga ta dhe se nuk është hera parë që ka ndodh një gjë e tillë.

Lexoni reagimin e plotë:

Mbrëmë në emër të Parlamentit të Studentëve të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë ka ardhur një email përplot  me akuza për profesorët dhe punonjësit e tjerë të këtij universiteti.

Duam të ju njoftojmë se ky email nuk administrohet nga Parlamenti Studentor i Universitetit “Fehmi Agani”.

Luteni të mos bini pre e atij emaili. Ne distancohemi nga ai email i rrejshëm.

Vlerësojmë se ky email denigrues ka për qëllim prishjen e imazhit të universitetit tonë.

Kjo nuk është hera e parë që në emrin tonë dërgohen emaile të tilla.

Shpërndaje në: