Connect with us

Lajme

Delawie: Ne jemi me ju, por ju duhet vet t’i prini fatit tuaj

Published

on

Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe tjerë kanë qenë sot në mbrëmje mysafirë të ambasadorit të SHBA-ve Greg Delawie. Ai hapi dyert e ambasadës e cila gjendet në lagjen “Dragodan” për të pritur të ftuarit në ndejën që ka organizuar për nder të Ditës së Pavarësisë së shtetit të tij.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur Pavarësinë më 4 korrik të vitit 1776.

Delawie gjatë fjalimit të tij ka folur për përpjekjet e kombit amerikan për pavarësinë e shtetit të tyre.

Sipas tij edhe SHBA sikurse Kosova edhe tetë vjet pas shpalljes së Pavarësisë ka pasur vështirësi si në financa si për ta përkufizuar dhe zbatuar jashtë vendit politikën e jashtme.

Delawie tha se këtë po e bëjnë edhe sot dhe se në një bashkësi të larmishme gjithnjë do të ketë dallime dhe mospajtime dhe ato nuk duhet të ndalojnë një Qeveri që të ecë përpara në interesin e përbashkët të kombit.

“Kështu tetë vjet pas pavarësisë në Kosovë, me plagët e historisë ende të freskëta, duhet ta mbajmë mend se të kesh qeveri të lirë, të pavarur dhe demokratike me të vërtetë është edhe privilegj edhe përgjegjësi. Madje edhe kur një grup i vogël i politikanëve është i dhunshëm dhe përçarës. Madje edhe kur të tjerët vendosin se mosveprimi është politikisht më i rehatshëm se sa përballja me çështjet e vështira dhe të rëndësishme. Madje edhe kur popullata humb besimin në qeverinë e vet, politikanët duhet ta mbajnë në mend atë privilegj dhe përgjegjësi dhe të punojnë me mund për ta kthyer besimin e qytetarëve, të cilët janë punëdhënësit e tyre. Duhet t’i përqafojmë sfidat dhe mundësitë-mundësitë për të udhëhequr dhe mundësitë për të punuar, për ta ndërtuar të ardhmen më të ndritur”, tha Delawie.

Ambasadori i shtetit më të fuqishëm në botë lavdëroi punën e Qeverisë ndërsa kritikoi ata politikanë që sipas tij kanë qëllime vetjake, politike, financiare duke i nxitur siç tha ai “ që t’i rishqyrtojnë prioritetet e tyre.

Delawie tha se këtu ka ende punë për të bërë sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe korrupsionit e që ai tha se ka shenja të përparimit.

Në fund Delawie premtoi se SHBA gjithnjë do të jenë pranë Kosovës.

“Kosova duhet të ecë përpara për interesin e përbashkët të popullit të saj. SHBA do të qëndrojnë krah jush, por ju duhet vet t’i prini fatit tuaj”, tha Delawie.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministra të Qeverisë, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, nga Nisma Jakup Krasniqi, përfaqësues të besimit katolik dhe mysliman, etj.

Me këtë rast presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ndihet krenar që është president i popullit të Kosovës.

 

“Shpresat që kemi pasur te SHBA u shpagua prandaj miqësia me SHBA është e përhershme dhe special sepse është ndërtuar me vlerat më të larta njerëzore. Populli i Kosovës do të jetë përjetë mirënjohës për ndihmën. Unë jam krenar që jam president i qytetarëve të një shteti më pro-amerikan në botë”.

Presidenti me këtë rast ka folur edhe për luftën kundër terrorizmit duke kërkuar që të gjithë të angazhohen që ta eliminojnë këtë dukuri që ka përfshirë tërë globin.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending