Connect with us

Intervista

Delawie: Ne besojmë që Qeverinë do ta formojnë pa ndihmën tonë

Published

on

“Ka shumë probleme me të cilat Kosova po ballafaqohet dhe ka nevojë që të ketë një Qeveri të plotë të zgjedhur për t’i trajtuar këto probleme. Mund t’ju them që kishte shumë raportime në media se unë, apo Kuinti, apo dikush, do të gjejnë se kush do të jetë në Qeveri – dhe kjo nuk është e vërtetë. U takon përfaqësuesve të zgjedhur të Kosovës që të përcaktojnë se kush do të jetë në Qeveri dhe unë qëndroj anash nga kjo. Ne besojmë se institucionet e Kosovës do t’i respektojnë rregullat, respektojnë Kushtetutën dhe procedurat në mënyrë që ta bëjnë qeverinë pa ndihmën tonë”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ambasadori amerikan Greg Delewie.

Rel: Zoti Delawie, çfarë keni diskutuar me liderët politikë javën e fundit, sa i përket çështjes së formimit të institucioneve të reja?

Ambasadori Delawie: Unë kam takuar shumë liderë politikë dhe do t’i takoj edhe disa të tjerë ditëve të ardhshme. Kjo është ajo që bëjnë diplomatët – ne flasim me njerëzit dhe mundohemi të kuptojmë se çfarë po ndodhë ashtu që t’i përcjellim këto te qeveritë tona. Kam folur për pritjet e mia, pritjet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Qeveria e ardhshme – kushdo që të jetë në atë Qeveri. Këto janë gjërat për të cilat kam folur në vitet e fundit: përparimi i sundimit i të ligjit, luftimi i korrupsionit, krijimi i kushteve të mira për rritje ekonomike dhe për investimet e jashtme dhe ato vendore në Kosovë, ruajtja e karakterit shumetnikë të Kosovës, dhe përpjekja që të përmirësohet jeta për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këto janë ato temat e përgjithshme për të cilat punoj.

Rel: Po si duhet të formohet Qeveria e re – cili është vizioni i juaj në lidhje me këtë çështje?

Ambasadori Delawie: Së pari, ajo (Qeveria) duhet të formohet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe duhet të formohet, shpresoj, në një të ardhme relativisht të afërt. Ka shumë probleme me të cilat Kosova po ballafaqohet dhe ka nevojë që të ketë një Qeveri të plotë të zgjedhur për t’i trajtuar këto probleme. Mund t’ju them që kishte shumë raportime në media se unë, apo Kuinti, apo dikush, do të gjejnë se kush do të jetë në Qeveri – dhe kjo nuk është e vërtetë. U takon përfaqësuesve të zgjedhur të Kosovës që të përcaktojnë se kush do të jetë në Qeveri dhe unë qëndroj anash nga kjo. Ne besojmë se institucionet e Kosovës do t’i respektojnë rregullat, respektojnë Kushtetutën dhe procedurat në mënyrë që ta bëjnë Qeverinë pa ndihmën tonë.

Rel: Cilat janë masazhet e juaja për udhëheqësit dhe partitë politike në lidhje me negociatat për Qeverinë e re?

Ambasadori Delawie: Për mua është e qartë se Kosova është në pikën e kthesës. Me Qeverinë e re e cila pritet të vijë qytetarët e Kosovës kanë mundësinë që ta vendosin Kosovën vendosmërisht në rrugën e integrimeve evropiane. Kjo është koha për Kosovën që të marrë vendime të duhura lidhur me luftimin e korrupsionit, rritjen ekonomike, dhe bashkëpunimin me fqinjët. Bota nuk do të rrijë duke pritur Kosovën derisa ajo të përmblidhet. Bota po lëvizë, andaj edhe Kosova duhet të lëvizë. Që të arrijë të ketë të ardhmen e saj në zemër të Evropës, siç unë e them në vazhdimësi, Kosova duhet të lëvizë, duhet të marrë vendimet e duhura, duhet të promovojë zhvillimin ekonomik dhe duhet të merret me sundimin e rendit dhe ligjit, çështjet lidhur me korrupsionin, dhe duhet me të vërtetë të punojë në këto çështje qysh tash.

Rel: Cilat mund të jenë pasojat në rast të një krize eventuale rreth formimit të Qeverisë së re?

Ambasadori Delawie: Gjërat e para që t’i mësojnë në shkollën e diplomacisë është që të mos përgjigjesh në pyetjet hipotetike. Tani, kjo është një pyetje hipotetike. Unë besoj se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjënë e duhur. Deputetët e Kuvendit të zgjedhur së fundi do gjejnë mënyrën për ta formuar Qeverinë dhe t’i bëjnë 61 apo më shumë vota. Unë besoj se gjithçka do të funksionojë.

 

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista

Nis mbledhja e Kryesisë

Published

on

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës përveç përgatitjeve për seancë është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e gjitha grupeve parlamentare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.n

Continue Reading

Intervista

Davide Sassoli kundërshton ashpër SuperLigën Evropiane: Futbolli i përket popullit

Published

on

Presidenti i Parlamentit Evropian që nga viti 2019 dhe tifoz i Fiorentinës, italiani David Sassoli shpjegon për L’Équipe kundërshtimin e tij për krijimin e Superligës Evropiane. Një projekt që ai e konsideron të papajtueshëm me modelin evropian.

“Si ndjekës i futbollit, tifoz i Fiorentinës dhe President i Parlamentit Evropian, si reaguat kur mësuat për krijimin e kësaj SuperLigë  ?

Në Evropë, futbolli i përket njerëzve, me një model të bazuar në drejtësi dhe solidaritet. Një nga nenet e traktateve evropiane i referohet dimensionit evropian të sportit, rreth bashkëpunimit dhe transparencës me organet kompetente në këtë fushë. Nisma e ndërmarrë nga këto klube të mëdha evropiane nuk i respekton këto parime. Ajo madje e kundërshton atë. Kjo është arsyeja pse unë jam fuqimisht kundër këtij projekti.

Deri në çfarë mase mund të ndërhyjnë institucionet dhe autoritetet evropiane në këtë çështje?

Ideja është të mbështesim të gjitha iniciativat e Ligave Kombëtare dhe autoriteteve për të shkuar në drejtimin e një sporti të hapur për të gjithë.

A mendoni se futbolli do ta humbte arritjen e tij popullore?

Në Evropë, ana pozitive e futbollit është se i përket popullit. Ishte mirë të shihje Leicester të fitonte Premier League (në 2016), të shihje një skuadër italiane si Sassuolo të shkonte nga Seria B në Serie A, ose të shihje, vetëm dje, Atalanta mundi Juventusin dhe t’i afrohej një kualifikim i ri në Champions League. Ky është futbolli.

Është gjithashtu një “amerikanizim” i një konkursi të identifikuar mirë me Evropën deri atëherë…

Po, ajo që paraqitet merr bazat e modelit amerikan, si në NFL ose NBA. Pa e kuptuar që nuk përfaqëson historinë tonë. Unë nuk dua të kritikoj modele që janë të ndryshme nga tonat, por ato janë të rrënjosura në traditën e tyre, në strukturat specifike ekonomike. Funksionon shumë mirë në Shtetet e Bashkuara, por nuk mund të zhvendoset këtu. Kjo Superligë do të kishte një vizion aristokratik dhe feudal, në të cilin merita nuk do të thoshte asgjë, ku të gjithë ata që punojnë shumë dhe në hije mund të kërkojnë vetëm mirësinë e elitës. Nuk është në përputhje me kulturën tonë sportive. ”

Continue Reading

Intervista

Instagrami kërkon falje që promovoi humbjen e peshës te përdoruesit që kanë çrregullim të ngrënies

Published

on

Rrjeti social Instagram ka kërkuar falje për “gabimin” në të cilin promovonte përmbajtje të humbjes së peshës te përdoruesit që kishin çrregullime në ngrënie.

Një tjetër alternativë e rrjetit social iu ofron përdoruesve sugjerime të kërkimit të termeve bazuar në interesat e tyre.

Por, disa njerëz me çrregullim në ngrënie kanë gjetur se ky aplikacion po i nxiste ata të kërkonin terme si “shtypës apetiti” në vend të termeve të  zakonshme, duke rritur rrezikun, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Facebook-u pranoi që përfshirja e të tilla termeve dëmtuese, që së pari u raportua në BBC, ishte shqyrtuar dhe se ishte larguar nga ata.

“Këto sugjerime, ashtu si rezultatet e kërkimit në vetvete, kufizohen në interesa të përgjithshme. Humbja e peshës nuk duhej të përfshihej mes tyre dhe ne kemi marrë masa që të parandalojmë këto terme së paraqituri. Kërkojmë falje për çdo konfuzion që kemi shkaktuar.” – ka shkruar rrjeti social.

Continue Reading

Trending