Del në pazar Gëzim Kelmendi: I kam 8 mijë vota, pres oferta për koalicione

Periskopi.com Lajme

Gëzim Kelmendi, kryetari i Partisë Fjala, ka deklaruar se është i hapur për ndonjë koalicion parazgjedhor me partitë politike të Kosovës.

Kelmendi ka thënë se partia e tij ka mbi 8 mijë vota dhe se po shqyrton mundësinë për një koalicion eventual parazgjedhor.

“Ende s’kemi oferta konkrete, por jemi duke shqyrtuar mundësinë e koalicioneve. Zgjedhjet e kaluara i kishim mbi 8000 vota, pra 1 %”, është shprehur Kelmendi për Indeksonline.

Ideja për koalicione parazgjedhore, sipas Kelmendit, vjen për mënjanimin e parregullsive dhe vjedhjes së votave.

“Zgjedhjet e kaluara s’na kanë lejuar komisioner, e frikësohemi se njësoj mundet me ndodhë edhe tashti”, ka thënë ai.

Ndërsa, i pyetur se me cilën parti mund të bashkohet, Kelmendi ishte më i rezervuar në këtë pjesë.

“Nuk e kemi lehtë me vendos, kjo është pika kryesore që po na pengon. Por do ta shohim deri në momentin e fundit”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: