De Biasi përulë Shqipërinë: Shkova në Evropian me një skuadër më të dobët se Azerbajxhani

Periskopi.com Sporti

Azerbajxhani i De Biasit është duke kaluar një moment të vështirë në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e teknikut italian ka arritur të sigurojë vetëm 5 pikë në 5 ndeshjet e zhvilluara rrezikon të zbresë në Ligën D nëse nuk merr një rezultat pozitiv në sfidën e ditës së sotme ndaj Luksemburgut.

Vendi i fundit në këtë grup mbahet nga Qipro me 1 pikë më pak se azerët.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, ka zgjedhur t’i motivojë lojtarët e tij, në një mënyrë aspak të kënaqshme për tifozët shqiptarë. Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, italiani zbuloi se iu ka thënë futbollistëve të tij, se kanë potencial më të madh se Shqipëria, me të cilën ai shkoi në kampionatin Evropian në vitin 2016.

Sipas De Biasit, kuqezinjtë ishin skuadër më e dobët se Azerbajxhani aktual. Një deklaratë aspak e hijshme, për një profesionist si De Bias, i cili shkroi historinë me kombëtaren shqiptare duke u shndërruar në një idhull për tifozët kuqezi.

“Ne kemi lojtarë të mirë. Unë i kushtoj vëmendje çdo detaji, që nga ushqimi i lojtarëve e deri te pushimi. Siç e kam thënë nga dita e parë, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin. Ia kam shpjeguar se ata kanë potencial. I shpjegova lojtarëve që unë jam kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian me një skuadër më të dobët se ata. Këta lojtarë duhet të kenë besim te potenciali i tyre”, deklaroi De Biasi.

Shpërndaje në: