Connect with us

Lajme

Dardan Sejdiu kërkon dëmshpërblim prej 10 mijë eurosh nga Musliu e Tahiri (Foto)

Published

on

Debati mes nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiut e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut, nisi me një deklaratë, në të cilën Sejdiu kishte përmendur kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin, të cilin e kishte cilësuar si person jounifikues për kryetar të Kuvendit, transmeton Periskopi.

I menjëhershëm kishte qenë reagimi i deputetes së zëshme të PDK’së, Ganimete Musliu, e cila në një publikim në “Facebook”, nënën e Sejdiut e quajti ‘gjyqtare të Millosheviqit”, transmeton Periskopi.

“Nënën e Sejdiut, gjyqtare e dhunshme e Millosheviqit në Kosovë, duke punuar deri në 1999, me kanë me nxënë Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin të gjallë atëherë, nuk dihet a i kishin lëshuar të gjallë ndonjëherë prej gjyqit serb ku ka punuar. E lëre ma kryetar shteti apo kryeparlamentar”, kishte shkruar ajo.

Por, Musliu nuk ishte e vetmja që ofendoi nënën e nënkryetarit të Vetëvendosjes.

Pas saj, reagoi edhe këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Abelard Tahiri. Edhe ky i fundit në një publikim në “Facebook” e quan “gjyqtare të Millosheviqit” nënën e Sejdiut.

“Dardan Sejdiu me gjithë qejf do ta padiste Ganën në gjyqin ku i ka punuar nëna deri më 1999. Nëse mbrëmë e kishte fjalën për padi, se kinse ka fyer ndonjë kolege të Danica Marinkoviqit (kjo e fundit kriminele e njohur e gjyqësisë serbe në regjimin e Millosheviqit, si dhe kolege pune e nënës së Dardan Sejdiut) dhe ka njollosur gjyqësinë serbe të asaj kohe, atëherë për Dardanin padyshim se ky do të jetë një gjyq i fituar dhe interesant!”, ka shkruar Tahiri.

Këto deklarata, fyese dhe shpifëse i cilësoi nënkryetari Sejdiu, i cili gjatë ditës së djeshme bëri publike padinë që bëri ndaj Musliut e Tahirit, transmeton Periskopi.

Sejdiu përmes padisë, kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 10 mijë eurosh – 5 mijë euro nga deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu dhe po aq nga këshilltari i Thaçit, Ablerad Tahiri, transmeton Periskopi.

Përveç dëmshpërblimit, Sejdiu kërkon që Musliu e Tahiri të publikojnë në të paktën tri gazeta ditore dhe në të gjitha televizionet kombëtare, kërkimfalje publike për shpifje ndaj Sejdiut dhe nënës së tij, Suzana Sjediut.

Po ashtu, Sejdiu kërkon që të paditurit të largojnë nga të gjitha faqet e internetit dhe faqet e tyre personale, të gjitha shpifjet që kanë bërë atij, dhe të ndalohet publikimi i shpifjeve të reja, transmeton Periskopi.

Ai bëri të ditur se dëmshpërblimi që do të fitoj nga shpifjet do të shkojnë për të gjitha ata që u larguan nga puna nga regjimi i Millosheviqit.

Por, në këtë debat përveç Sejdiut, Musliut e Tahirit, u përfshinë edhe ministra, deputetë e nënkryetar partish, shkruan Periskopi.

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili i reagoi deputetes Ganimete Musliu, e cila kishte përmendur babain e ndjerë të Ismailit, për të cilin kishte shkruar se “me alltia u endke në Kosovën e vrarë të viteve 98-99 nga Millosheviqi atë kohë”.

Ismaili reagoi menjëherë në “Facebook”, ku kishte shkruar “Ganimute Mutliu, ta ha zemrën, se nanën garant e ki palidhje, tuk që e ka pjellë një krijesë si ti. E vazhdo ti ha mut për babën tem hala”.

E pas një orë ai vazhdoi përsëri.

“Ganimete, mbasi mu kape për babën e ndjerë, edhe shpife për to, nuk muj pa ta fajësue edhe unë ty babën, që s’e ka nxjerrë jashtë kur është dashtë, e i ka dhanë jetë një krijese si ti”, përfundoj Ismaili.

Në debat u inkuadrua nënkryetari i PDK-së Uran Ismaili, i cili e quajti babain e Ismailit bashkëpunëtor të Millosheviqit.

“Ti mos u prek, djali s’e zgjedh babën. Zaten as t’i nuk i zgjedh fjalët, të ka mbetë rremb prej Babës ndoshta”, shkruan ai.

Nuk mungoi as reagimi i ministres së Drejtësisë në largim, Dhurata Hoxha, e cila tha se do të preferonte fëmijët t’i ngjajnë Ganimete Musliut.

“Unë kam fëmijë dhe si nënë do të doja që fëmijët ti ngjajnë Ganimetes e jo pasardhësve të bashkëpunëtorëve të Millosheviqit”, shkruante ajo. /Periskopi

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending