Dani Alves te gjiganti evropian për teste mjekësore - Periskopi
-->

Dani Alves te gjiganti evropian për teste mjekësore

Periskopi.com Sporti

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Barcelonës, Dani Alves, ka arritur në Paris për të nënshkruar me skuadrën e këtij qytetit. 

 

Braziliani është lënë i lirë nga Juve edhe pse kishte një vit në kontratë.

Ai pritej të bashkohej me Pep Guardiolan te Manchester City, por trajneri spanjoll nuk ia ka garantuar vendin e titullarit.

Për të kishte interesim edhe nga Chelsea, që tani po përpiqen të nënshkruajnë me Danilon e Real Madridit.

Sipas shumë raportimeve nga Franca, Dani Alves tashmë gjendet në Paris për teste mjekësore dhe zyrtarizmi pritet të bëhet brenda dy ditëve të ardhshme.

Ai do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare.

Shpërndaje në:
-->

Të fundit 

Qëndron Kastrati akuzon Arbërie Nagavcin: Veprimet tuaja ndikuan në votë në Kamenicë

Ahmeti: Kur kam hyrë në Vetëvendosje, njerëzit frikësoheshin me më fol

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për kohën kur i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit. “Fillimisht kur kam hy në VV më 2011, gjysma e shokëve dhe e fa...