Connect with us

Lajme

Daçiq: S’ka bazë që Serbia të paditet për gjenocid

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se qëllimi i anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izebegoviq, që të rishikojë padinë ndaj Serbisë, është provokim i rrezikshëm përmes së cilës dëshirohet kaosi në Bosnje, ndërsa ka theksuar se Izebtoviq nuk është Bosnja e Hercegovina.

Published

on

“Ai është thjeshtë një anëtar i Presidencës së BeH-së dhe nuk mund ta përfaqësojë atë”, ka thënë Daçiq duke folur para anëtarëve të Partisë Socialiste të Serbisë, kryetar i së cilës është vetë Daçiq, duke shtuar se “nuk ka bazë për të paditur Serbinë për gjenocid”, raporton FoNet, transmeton Koha.net.

Daçiq ka thënë se një qëndrim të tillë e ka paraqitur edhe me rastin e gjykimit ndaj presidentit të dikurshëm të Republikës Serbe të Bosnjës, Radovan Karaxhiqit, kur e kishin akuzuar se “mbron Sllobodan Millosheviqin”.

“Nuk e kam mbrojtur Millosheviqin, por Serbinë”, ka thënë Daçiq.

“Dëshiroj të ju them të gjithëve në rajon, në botë, por edhe atyre në Serbi të cilët vetëm pse urrejnë Vuçiqin apo Daçiqin, urrejnë edhe Serbinë, që të mos luajnë me Serbinë”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se Bakir Izetbegoviq, anëtari boshnjak i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, tha se në ditët në vazhdim ekspertët do të shqyrtojnë mundësinë si të nisin apelin kundër gjykimit të vitit 2007 në çështjen e Bosnjës dhe Hercegovinës kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Izetbegoviq u tregoi mediave në lidhje me punën për një apel të mundshëm kundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në të cilin shteti i Serbisë u lirua nga akuzat për pjesëmarrje në gjenocid.

“Kjo është detyra jonë për të gjitha krimet që ndodhën në Bosnjë në vitet 1990”, tha ai.

“Në dhjetë ditët e ardhshme do të thërras të gjithë ekspertët, komunitetin akademik dhe njerëzit politikisht aktivë që kanë kontaktuar tashme me mua për të diskutuar elementet e rishikimit të padisë”, shtoi ai.

Në vendimin e vitit 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se masakrimi në vitin 1995 i më shumë se 7,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë nga Srebrenica nga forcat serbe të Bosnjës ishte gjenocid dhe se Serbia kishte shkelur Konventën e Gjenevës duke mos e penguar atë.

Megjithatë, ajo vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të treguar se forcat serbe të Bosnjës e kryen gjenocidin duke vepruar sipas “drejtimit” ose “kontrollit efikas” të Serbisë.

Afati gjatë të cilit vendimi mund të apelohet skadon këtë muaj.

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending