Cristiano Ronaldo zbarkon në Torino, nesër prezantohet te Juventusi

Periskopi.com Botërori 2018

Cristiano Ronaldo ka arritur në Torino ku nesër do t’i kryejë testet mjekësore dhe do të bëhet prezantimi i tij te Juventusi

Ylli portugez zbarkoi në aeroportin e Torinos me një aeroplan privat këtë pasdite, shkruan Periskopi.

Ai do të preznatohet të hënën si lojtar i Juventusit në stadiumin e kampionit të Serie A.

33-vjeçari nesër në mëngjes do të kryejë testet mjekësore me ‘Zonjën e Vjetër’.

Ronaldo kaloi te Juventus nga Real Madridi për shumën prej 100 milionë euro, derisa ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Biankonerët ku do të përfitojë 30 milionë euro në vit. /Periskopi/

Shpërndaje në: