Conte: Luiz ende mund të përmirësohet

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte beson se mbrojtësi David Luiz mund të përmirësohet ende si lojtar, përkundër faktit se tashmë është gati 30 vjeçar.

Italiani kujton shembullin me Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci, gjatë kohës kur punonte me ta te Juventus.

“Është shumë me rëndësi të mbani në mend se kur kam filluar në Juventus me Bonucci, Chiellini dhe Barzagli, mbrojtja e Juventusit ka pranuar shumë gola. Mbaj mend para se të shkoja atje, njerzit më thonin se ata nuk janë mbrojtës të mirë”, deklaroi Conte.

“Kam filluar më pas të punojë me ta dhe kam gjetur një angazhim të madh nga këta lojtarë dhe pas asaj pune mendoj se tani po flasim për tre prej mbrojtësve më të mirë në botë”.

“Mendoj se cilësitë e David Luiz janë diku në mes Bonucci dhe Barzagli. Ai është i mirë teknikisht dhe ka personalitet të mirë si Bonucci, dhe atij i  pëlqen të luajë futboll si Bonucci. Kam gjetur një potencial të mirë fizik sikur të Barzagli”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: