Connect with us

Lajme

Clinton dhe Trump, nisin betejën për unitetin brenda partisë

Published

on

Në garën presidenciale amerikane, kandidatët e pritshëm Hillari Klinton dhe Donald Trump tani janë përqendruar në unifikimin e partive të tyre para konventave kombëtare muajin e ardhshëm. Por pasojat politike nga tragjedia e fundit e vrasjeve masive në Orlando po komplikon përpjekjet e Trump për t’i bashkuar republikanët pas kandidaturës së tij.
Pas vrasjeve masive në Orlando, Donald Trump është hedhur në sulm, duke fajësuar si presidentin Barak Obama, edhe kandidaten e pritshme demokrate Hillari Klinton për politikat që e kanë bërë më të lehtë për terroristët të vënë në shënjestër amerikanët. “Por ne nuk do të lejojmë që njerëzit të përfitojnë nga ne. Ne do të vazhdojmë të shkojmë në kinema. Ne do të vazhdojmë të fluturojmë. Ne do të vazhdojmë të jetojmë jetën tonë ashtu si duam”, tha ai.

Por ndalimi i myslimanëve i propozuar nga Trump dhe retorika e ashpër kanë acaruar udhëheqësit republikanë si senatorin Mitch McConnel. “Ne kemi shumë çështje, dhe këshilla ime për kandidatin tonë është të fillojë të flas për çështjet që shqetësojnë popullin amerikan dhe të fillojë ta bëjë këtë tani”, thotë ai.

Shumë republikanë të tjerë po rrinë të heshtur, të shqetësuar se çdo përplasje publike me Trumpin do të zemëronte mbështetësit e tij, thotë analisti Norm Ornstein. “Në se kritikon Trumpin, do të armiqësohesh me një pjesë të caktuar të bazës së votuesve republikanë, për të cilët ke nevojë në zgjedhje. Nëse e mbështet Trumpin, atëherë je i mbërthyer me qëndrimet e tij politike”, shprehet ai.

Debati mbi Trumpin dhe komentet e tij i kanë dhënë një mundësi kundërshtares së tij demokrate në zgjedhjet e përgjithshme, Hillari Klinton. “Ndalimi i myslimanëve nuk do të ndalonte sulme si ky. Këtë nuk do ta realizonte as ndërtimi i murit. Kështu asnjë nga idetë e papërgjegjshme të Donald Trump nuk do të shpëtonte asnjë jetë në Orlando”, thotë ajo. Klinton ka punë për të bërë për të bashkuar partinë e saj dhe i mbetet të fitojë përkrahjen e rivalit Bernie Sanders dhe mbështetësve të tij pas një fushate paraprake disa herë të hidhur: “Ne do të luftojmë sa të mundemi për të krijuar një parti demokrate që përfaqëson familjet punëtore dhe njerëzit me të ardhura të ulta në këtë vend”.

Klinton po mbështetet gjithashtu tek Presidenti Obama për të ndihmuar në bashkimin e partisë, thotë analisti John Fortier: “Ndërsa ka kritika të hidhura mes palëve në parti tani, ekziston ndjesia se gjërat do të qetësohen dhe do të ketë një farë bashkimi të partisë demokrate në këtë proces.”

Anketat e fundit tregojnë se Clinton e ka zgjeruar epërsinë e saj ndaj Trumpit pas ngjarjes në Orlando dhe komenteve të tij të debatueshme./
“Zëri i Amerikës”/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending