Connect with us

Lajme

Çka i kishte premtuar kryeprokurori i EULEX-it Sami Lushtakut për tu kthyer në QKUK

Në aktakuzë përshkruhen në detaje negociatat që kryeprokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel, i kishte zhvilluar me përfaqësuesit e Sami Lushtakut, për ta bindur që të kthehej pas arratisjes nga QKUK-ja, ku ishte dërguar për kurim si i paraburgosur, shkruan Kallxo.

Published

on

Aktakuza e prokurorit të EULEX-it Romulo Mateus që ngarkon 24 persona lidhur me rastin e arratisjes së Sami Lushtakut në kohën sa ishte në paraburgim lidhur me rastin “Drenica 1”, vëmendje të veçantë i ka kushtuar edhe procesit të negocimit të zhvilluar në

Sipas aktakuzës, Ratel arriti në dhomën e improvizuar të operacioneve në Kardiologji në QKUK, rreth orës 15:55 të 20 majit 2014 dhe pastaj ftoi avokaten e Sami Lushtakut, Luljeta Gjinovcin dhe të birin e tij, Mërgim Lushtakun, në një takim në prezencë të Policisë së Kosovës.

“Në atë takim ai u premtoi atyre se do të flasë me gjyqtarin e procedurës paraprake lidhur me transferin e Sami Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë”, thuhet në aktakuzë.

Takimi i ftuar nga Ratel përfundoi në orën 18:15 ndërsa ai pastaj e njoftoi Rashit Qalën nga Policia e Kosovës se ishte duke u marrë me rastin dhe se ishte në kontakt me mbrojtjen e Lushtakut, duke u përpjekur ta kthente atë në QKUK.

Të nesërmen, Ratel sipas aktakuzës ishte pjesë e takimi me Sokol Zogajn, Shemsi Hajrizin e gjithashtu edhe me Emrush Thaqin e Hajredin Kuçin, e në të cilin takim ishte edhe Rashit Qalaj dhe gjykatësit e EULEX-it.

“Ratel e njoftoi Qalajn se ai ishte në kontakt me avokatin e Sami Lushtakut dhe se ai do të dorëzohej te shërbimi korrektues nëse gjyqtari do t’i  jepte një leje me shkrim se ai nuk do të transferohej në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë”, thuhet në aktakuzën voluminoze të Mateus.

Gjithashtu, prokurori përmend edhe një detaj interesant ku Ratel e urdhëroi Policinë e Kosovës që të largohej nga spitali dhe se ai do të merrej me këtë çështje.

“Pas disa diskutimeve, Ratel tha se do ta merrte personalisht çështjen lidhur me arratisjen e tre të paraburgosurve në duart e tij dhe urdhëroi shefin e operacioneve të Policisë së Kosovës të tërheq policët nga objekti i spitalit për 5 minuta”, përshkruan Mateus në aktakuzën e tij.

Përveç kësaj, sipas aktakuzës, Ratel e bëri shumë të qartë se asnjë hetim nuk do të zhvillohej lidhur me këtë çështje.

Të nesërmen e këtij diskutimi, më 22 maj 2014, sipas aktakuzës kur ende nuk dihej vendndodhja e të arratisurve, gjyqtari i procedurës paraprake lëshon urdhërarrest për të arratisurit.

Po këtë ditë, në orën 23:00, komandanti i Policisë së Kosovës, Binak Berisha ishte informuar nga djali i Sami Lushtakut, Mërgimi se të akuzuarit po të lejoheshin të shkonin nga QKUK në qendrën e paraburgimit në Dubravë, nuk do të kishte asnjë problem të shkonin atje, ndërsa gjithnjë sipas aktakuzës, në po të njëjtën kohë në dhomën e operacioneve të improvizuar në QKUK arrin edhe Jonathan Ratel së bashku më Luljeta Gjinovcin.

“Ai e informoi Binak Berishën se donte të shkonte në dhomën e e spitalit të Sami Lushtakut. Kapiteni Safet Jashari e shoqëroi Ratelin dhe Gjinovcin  dhe kur dera e dhomës së spitalit u hap, Safet Jashari, pa në dhomë Sami Lushtakun, Sahit Jasharin dhe Ismet Haxhën”, përshkruhet në aktakuzë momenti i shfaqjes së Lushtakut dhe të tjerëve në QKUK.

Pasi Ratel informoi Berishën së tre të paraburgosurit ishin kthyer në QKUK,  rreth orës 00:42 ata të tre u kthyen në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë.

Më 23 maj 2014 filloi procedura disiplinore lidhur me këtë ngjarje ndaj tre oficerëve të Shërbimit Korrektues: Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj dhe Argjent Behramaj, ndërsa urdhri i gjyqtarit të procedurës paraprake i datës 19 maj 2014 për transferimin e të paraburgosurve në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicën Veriore nuk u zbatua asnjëherë./Kallxo/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending