Connect with us

Shëndeti

Çka është Pneumonia, sëmundja nga e cila vuan Hillary Clinton

Published

on

Kemi parë kohët e fundit shkrime të shumta mbi shëndetin e Hillary Clinton, video e thashetheme të ndryshme, megjithatë një gjë është e sigurt, ajo nuk ka një sozi dhe po, vuan nga sëmundja Pneumoni.

Pasqyra mbi të dhënat e saj shëndetësore tregojnë se ajo kishte edhe më herët disa simptoma rreth kësaj sëmundje, megjithatë është trajtuar fare mirë, transmeton lajmi.net.

Kandidatja demokrate për presidente të ardhshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është parë në disa video që nuk ndjehej mirë, por që menjëherë iu nënshtrua trajtimeve për tu shëruar.

Mjekët e saj thonë se problemi i vetëm është se ka një infeksion në sinus dhe në vesh, ndërsa kohët e fundit është diagnostikuar me pneumoni, megjithatë vazhdon të jetë e shëndetshme dhe e aftë për të shërbyer si presidente e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, çka dimë ne rreth kësaj sëmundje?

PNEUMONIA, e njohur tek ne si “ndjezje në mushkëri”,  është një infeksion në mushkëri, e cila nëse nuk trajtohet mirë mund të kthehet në sëmundje serioze.

Simptomat e saj janë me koll, që kthehen në ethe dhe kërkon një frymëmarrje të fortë dhe të shpejtë.

Shumica e njerëzve, këtë sëmundje mund ta trajtojnë edhe në shtëpi.

Pneumonia, është sëmundje e cila fitohet në jetën e përditshme, në rrugë, shkollë apo në punë.

Sëmundja e tillë, kryesisht fitohet kur gjatë frymëmarrjes në vende të papastra futni mikrobe në mushkëritë tuaja. Por, gjasat tjera janë edhe nga gripet dhe kur ftoheni.

Ekzistojnë pesë lloje të pneumonisë, por dy nga të cilat preken më shumë njerëzit janë:

Pneumoni Bakteriale

Ky lloj zhvillohet në vete pas një gripi të rëndë apo nga një i ftohtë që e keni fituar në mushkëri.

Pneumonia bakteriale është më i zakonshëm tek ata që kanë imunitet të dobët.

Pneumonia bakteriale është infeksion në njërin mushkëri ose në të dy mushkëritë. Ka raste kur ajo përfshin vetëm një pjesë të vogël të mushkërive, ose tërë mushkëritë.

Nëse keni pneumoni bakteriale ju përjetoni frymëmarrje të shpëjtë dhe dhimbje e vështirësi për të marrë oksigjen.

Hillary Clinton, vuan nga Pneumonia Bakteriale.

Pneumonia Virale

Në shumicën e rasteve viruset e frymëmarrjes mund të shkaktojnë pneumoni, sidomos tek të vegjlit dhe të moshuarit. Pneumonia zakonisht nuk është serioze dhe zgjat një kohë të shkurtër. Megjithatë, virusi i gripeve mund të shkaktojë pneumoni virale, por ka raste kur aro janë të rënda dhe kalojnë në fatale.

Kjo veçanërisht është e rrezikshme tek gratë shtatzëna dhe personat me probleme në zemër ose mushkëri.

Simptomat e para që dallohen tek personat që preken me këtë sëmundje janë këto:

  • Kollë
  • Ethe
  • Frymëmarrje të shpejtë dhe pa ndjenja
  • Dridhje të trupit dhe të dridhura dhëmbësh
  • Dhimbje gjoksi
  • Rrahje të shpejta të zemrës
  • Ndjeheni shumë të lodhur dhe të dobët
  • Keni përzierje në stomak dhe të vjella
  • Djersitje
  • Humbje të oreksit

Ndërkaq simptomat më pak të zakonshme janë:

  • Pështymë me gjak
  • Dhimbje të madhe të kokës
  • Lodhje të vazhdueshme
  • Dhimbje të tërë muskujve
  • Ndjeheni të çorientuar

Në fund të tubave të frymëmarrjes në mushkëritë tuaja keni disa qeska të vogla të ajrit. Në rast se keni pneumoni apo e fitoni atë, këto qeska të vogla mbushen të tëra me lëngje.

Simptomat e para të pneumonisë mund të vijnë brenda 24 orëve deri në 48 orë, por ka raste të shumta kur vijnë edhe më ngadalë, brenda disa ditëve, shkruan lajmi.net.

Pneumonia mund të ndikojë tek njerëzit e të gjitha moshave, por është më e zakonshme dhe më serioze tek të moshuarit dhe të rinjtë.

Njerëzit e këtyre grupeve kanë më shumë gjasa për nevojë të veçantë, madje edhe të shtrihen në spital.

Si shkaktohet Pneumonia?

Pneumonia zakonisht është rezultat i një infeksioni bakterial, duke përfshirë: Haemophilus Influenzae dhe Staphylococcus aureus, që janë bakteret kryesore, që gjithashtu shkaktojnë viruse të shumta e shpeshherë edhe këpurdhave.

Këtë sëmundje, mjekët mund ta dallojnë fare lehtë, vetëm duke iu pyetur për simptomat tuaja dhe shqyrtimit në gjoksin tuaj.

Për t’iu ndihmuar të gjeni një diagnozë për këtë sëmundje, mjekët duhet t’iu pyesin:

  • Nëse mbetni pa frymë ose keni frymëmarrje më të shpejtë se zakonisht?
  • Sa kohë keni pasur kollë?
  • Kur pështyni, çfarë ngjyre është ajo?
  • Kur keni dhimbje të madhe në gjoks, kur merrni frymë apo kur e lëshoni atë?

Si trajtohet Pneumonia?

Pneumonia mund të trajtohet në shtëpi:

  • Duke marrë një pushim
  • Duke marrë antibiotikë
  • Duke pirë mjaftueshëm lëngje

Si të parandaloni Pneumoninë?

Edhe pse shumica e rasteve janë bakteriale dhe nuk mund të kalohen nga një person tek tjetri, duhet siguruar standarde të mira të higjienës për të parandaluar përhapjen e saj.

  • Duhet të mbuloni gojën dhe hundën me një shami, që të mbroni të tjerët kur kolliteni ose teshtini
  • Lani duart rregullisht për të shmangur transferimin e mikrobeve tek njerëzit apo objektet përreth

/Lajmi.net

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Bajamet, racioni më i mirë kundër lodhjes e plakjes

Published

on

Të mbushura me mirësi natyrore, vitamina dhe minerale, dihet se bajamet sjellin shumë përfitime shëndetësore dhe mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rutinën e përditshme të mirëqenies dhe bukurisë.

Të pasura me zink, riboflavin dhe niacin, ato përmbajnë të gjitha elementet që kontribuojnë në ruajtjen e lëkurës, si dhe thonjtë dhe flokët. Trajtimi i vetes me një meze të lehtë me bazë bajame është gjithashtu një zgjidhje e shijshme për të mbushur bateritë tuaja dhe për të zvogëluar lodhjen, shkruan panorama. Bajamet, në fakt, janë një koncentrat i ushqyesve që e mbushin metabolizmin me energji.

Në veçanti, një racion i vogël me 23 bajame (rreth 160 kalori) siguron 60% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës E, e cila ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, i shkaktuar nga faktorët mjedisorë si rrezet UV, ndotja, tymi i cigareve dhe faktorë të tjerë mjedisorë.

 

Continue Reading

Shëndeti

Rëndësia e farave të zeza kundër sëmundjeve të mushkërive

Published

on

Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë këtu bronkitin apo diarrenë. Disa nga vlerat e farave të zeza janë të listuara më poshtë:

Antioksidantët

Studimet kanë treguar se antioksidantët kanë një ndikim të fortë kundër shumë sëmundjeve siç janë kanceri, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe mbipesha. Fara e zezë janë shumë të pasura me antioksidantë dhe vetëm vaji esencial i tyre shërben si antioksidant fuqiplotë.

Kolesteroli

Fara e zezë janë veçanërisht efikase kundër nivelit të lartë të kolesterolit të keq i cili është përgjegjës për një sërë sëmundjesh. Vlerat kundër kolesterolit janë vërejtur në studime klinike të vajit esencial dhe pluhurit të farave të zeza.

Infeksionet

Bakteret janë përgjegjëse për një sërë infeksionesh përfshirë ato të veshit apo pneumoninë.

Studimet tregojnë se fara e zezë përmban substanca mirëbërëse kundër disa llojeve të baktereve, përfshirë këtu Stafilokoku, i cili ka rezistencë të lartë ndaj disa antibiotikëve.

Shëndeti i mëlçisë

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm për pastrimin nga toksinat dhe metabolizimin e barnave.

Fara e zezë kanë potencial në mbrojtjen e mëlçisë dhe pastrimin e saj nga toksinat.

Sheqeri në gjak

Niveli i sheqerit në gjak duhet mbajtur nën kontroll për të parandaluar jo vetëm dëmtimet nervore por edhe progresin e shumë sëmundjeve të rënda.

Studimet tregojnë se farat e zeza në variantin e suplementëve, kanë potencial për të ulur nivelin e sheqerit në gjak dhe për të shmangur efektet anësore të tij.

Farat e zeza përdoren shumë jo vetëm në mjekësinë popullore por edhe në kuzhinë dhe konsiderohen një variant i shëndetshëm në rutinën tuaj ushqimore.

Continue Reading

Shëndeti

Tetë këshilla për një sistem më të fortë imunitar kur agjëroni në Ramazan

Published

on

Përveç sfidës për të agjëruar për 12+ orë gjatë ditës, këtë vit, sikurse para këtij viti, myslimanët kanë sfidën e shtuar për të mbajtur sistemet e tyre imune në funksionin optimal – sidomos mes pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Në këtë drejtim, shumë media i kanë kushtuar rëndësi kësaj pjese, duke marrë mendimet e specialistëve.

Kështu, edhe Daily Sabah, ka folur me një specialiste dietike dhe psikologen klinike Merve Öz, e cila ka ndarë këshillat e saj për tu siguruar që të keni Ramazanin më të shëndetshëm të mundshëm duke ruajtur peshën tuaj dhe duke e mbajtur të fortë sistemin imunitar.

Të hani apo jo syfyr?

Duke përsëritur se të dy sistemet për të cilat trupi ka nevojë për më shumë energji janë sistemi imunitar dhe sistemi i tretjes, Öz tha se agjërimi lejon trupin të përqendrojë energjinë e tij në një në një, dhe kështu ndalimi i tretjes për një periudhë specifike lejon sistemin imunitar të jetë më aktiv.

Kjo do të lejojë trupin të riparojë qelizat dhe të luftojë më mirë mikrobet.

Öz thotë se mes syfyrit dhe iftarit është koha kur sistemi imunitar do të jetë më aktiv, por për ta siguruar këtë, ajo theksoi domosdoshmërinë e ngritjes për të ngrënë një vakt të shëndetshëm syfyri, pa marrë parasysh sa të prirur të jeni të ktheheni për të fjetur.

“Nëse nuk ngriheni për syfyr, trupi juaj do të stresohet për shkak të një periudhe të zgjatur urie, e cila mund të zvogëlojë imunitetin tuaj”, thotë ajo.

Çfarë ushqimesh të zgjidhni

Kur bëhet fjalë për ndërtimin e një diete të shëndetshme gjatë Ramazanit, çelësi është që të shkoni me ushqime më të lehta, por të “plota” që do të ndihmojnë trupin tuaj të plotësojë të gjithë lëndët ushqyese që mund të humbni gjatë gjithë ditës.

Mundohuni që në tryezën tuaj të keni të përfshirë të gjitha grupet thelbësore të ushqimit – drithëra, perime dhe fruta, bishtajore, arra, qumështore ose alternativa dhe burimet tuaja të proteinave.

“Një supë ushqyese, vezë, djathë, ullinj, zarzavate, tranguj, domate do të ishte ideale”, thotë Öz.

Sidoqoftë, ajo rekomandon konsumimin e vezëve, “një nga burimet më të mira të proteinave”, së bashku me miellin e tërshërës ose grurit për të rritur ngopjen dhe për të larguar urinë për më shumë kohë.

Shkoni me supa dhe sallata

“Pasi të prisni agjërimin dhe të hani supën tuaj, bëni një pushim për 15 minuta dhe pastaj kaloni në pjatën kryesore”, thotë Öz.

Meqenëse truri juaj nuk do të regjistrojë sinjalin që jeni duke u ngopur deri pas 20 minutash, pushimi para se të hani përsëri ju ndihmon të ngadalësoni dhe t’ju japë më shumë kontroll mbi pjesët tuaja.

Supa është një zgjedhje veçanërisht e shkëlqyeshme për fillestarët pasi ndihmon trupin tuaj të përshtatet ngadalë me ndjenjën e ngopjes dhe parandalon një rritje të papritur të sheqerit në gjak, përcjell Telegrafi.

Öz gjithashtu rekomandon që të keni një “ndihmë” të mirë të sallatës si një anë e vaktit tuaj kryesor në iftar. Jo vetëm që zarzavatet dhe perimet në sallatë do të mbushin stomakun tuaj me vëllimin e tyre, por sallatat gjithashtu ju parandalojnë të konsumoni shumë kalori në të njëjtën kohë.

“Fibrat që merrni nga sallatat do t’ju ndihmojnë të lehtësoni përtacinë e zorrëve”, shton ajo.

Merrni antioksidantë

Antioksidantët në ushqime, veçanërisht frutat dhe perimet, mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave, duke rritur sistemin imunitar.

Kjo është arsyeja pse konsumimi i frutave si një meze të lehtë ndërmjet iftarit dhe syfyrit rekomandohet shumë.

“Frutat janë gjithashtu të pasura me fibra, të cilat lehtësojnë funksionimin e sistemit të tretjes dhe krijojnë një mjedis të përshtatshëm që bakteret e dobishme të lulëzojnë në zorrë. Dhe sa më shumë baktere të dobishme të kemi në zorrë, aq më i fortë do të jetë imuniteti ynë”, thotë Öz.

Kur bëhet fjalë për ëmbëlsira, përpiquni të shkoni për fruta sa më shumë që të jetë e mundur, shton ajo.

Jo të gjithë karbohidratet janë krijuar në mënyrë të njëjtë

Öz thotë se duhet të përpiqeni të përmbaheni nga gjërat e pjekura dhe pastat sa më shumë që të jetë e mundur gjatë këtij muaji.

Shtimi i shpejtë i peshës dhe mbipesha gjithashtu mund t’ju bëjë të ndjeshëm ndaj shumë sëmundjeve, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe diabetin dhe mund të nënkuptojë rezultate më të këqija nga COVID-19.

Prandaj, dietologët i kushtojnë rëndësi të madhe qëndrimit në një peshë të shëndetshme, veçanërisht gjatë Ramazanit.

Pini të paktën 1.5 litra ujë

Uji është i domosdoshëm për një sistem të fortë imunitar pasi i mban të gjitha sistemet në trup të funksionojnë si duhet.

Dhe Öz thotë: “Uji gjithashtu ndihmon në heqjen e toksinave nga trupi, transportimin e lëndëve ushqyese në qelizat tona dhe neutralizon bakteret dhe viruset”.

Ajo gjithashtu paralajmëron kundër mos konsumimit të mjaftueshëm të ujit kur pini çaj, kafe ose pije të tjera me kafeinë.

Këto pije mund t’ju japin përshtypjen e gabuar se jeni duke përmbushur marrjen tuaj të përditshme të ujit, megjithatë, kafeina dehidraton trupin dhe vepron si diuretik, që do të thotë që shpejton sekretimin e ujit nga trupi.

Disa mjekë rekomandojnë të pini një filxhan ujë për çdo filxhan kafe që pini për të kompensuar këtë efekt.

Rishikoni probiotikët

Nëse ka një pije që Öz rekomandon që njerëzit të shtojnë në dietat e tyre gjatë Ramazanit, është kefir (një pije e qumështit të thartuar me një shije të thartë).

Falë probiotikëve që përmban, kefiri ka një efekt shumë të thellë që forcon imunitetin, thotë ajo.

“Kefiri, i cili rregullon florën e zorrëve, ndihmon gjithashtu në zbutjen e kapsllëkut, një problem me përvojë gjerësisht në Ramazan. Përveç kësaj, kefiri ka një indeks të ulët glicemik dhe përmbajtje të lartë të proteinave, duke ju bërë të ndiheni më të ngopur për më shumë kohë”.

Çështja e stërvitjeve

Megjithëse stërvitja mund të jetë gjëja e fundit që dëshironi të bëni kur agjëroni, mjekët rekomandojnë të paktën 30 minuta aktivitet për të mbajtur trupin tuaj në formë, për të ndihmuar tretjen dhe forcuar sistemin tuaj imunitar.

Duke përsëritur se mbajtja aktive ishte një nga faktorët më të rëndësishëm për të ndërtuar imunitetin, Öz tha se e bën këtë duke mbështetur shëndetin fizik dhe mendor.

Nëse nuk keni kushte fizike që ju pengojnë ta bëni këtë, të paktën përpiquni të ecni 30 minuta çdo ditë pa u lodhur shumë, tha ajo.

Shumica e mjekëve rekomandojnë që të përmbaheni nga stërvitjet me intensitet të lartë gjatë agjërimit dhe të ushtroni një ose dy orë pas ngrënies për të parandaluar tretjen e ushqimit.

Një shëtitje e shpejtë është ushtrimi më i rekomanduar, me mjekët që e rekomandojnë atë ose një ose dy orë para iftarit ose pas vaktit të iftarit.

Continue Reading

Trending