Manchester City vazhdon të mendojë për ta përforcuar repartin defensivë.
 Pasi kanë transferuar Kyle Walker për 50 milionë funte, Citt ka gato një tjetër goditje.

Mbrojtësi i majtë i Monacos, Benjamin Mendy është objektivi kryesor i Cityt për këtë afat kalimtar.

Image result for mendy

 

Mediat franceze kanë raportuar se skuadra angleze tanimë ka bërë ofertë zyrtare për Mendyn.

Skuadra e Pep Guardiolës ka ofruar 35 milionë funte për transferimin e francezit në Etihad Stadium.

Related image

 

23-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare ku do të fitoj rreth katër milionë funte në stinor.

Kujtojmë që Mendy iu bashkua Monacos vitin r kaluar nga Olympique Marseille për 13 milionë euro.