Cili është medikamenti që njerëzit fetarë i bënë më mendjehapur?

Periskopi.com Shëndeti

Studiuesit udhëheqësve fetarë u kanë dhënë barin psikedelik (i njohur edhe si halucinogjen klasikë që zgjeron dukshëm vetëdijen) për të studiuar ndikimet e saj në përvojat religjioze.

Shkencëtarët kanë rekrutuar 24 udhëheqës fetarë nga besime dhe praktika të ndryshme për të marrë pjesë në hulumtimin e organizuar nga Universiteti “Johns Hopkings” në Baltimore, Maryland.

Pjesëmarrësve anonimë do t’ju jepen doza psilocibin, përbërës aktiv në kërpudha psikedelike. Hulumtimi është menduar të përcaktojë se si përvoja transhedentale e barërave psikedelike ndikon të menduarit dhe besimin e udhëheqësve fetarë, sipas The Guardian.

 

‘Dogma e vdekur kthehet e gjallë për ta në një mënyrë kuptimplote’, thotë Richards (person  i përfshirë në kryerjen  e hulumtimit) për The Guardian. ‘Ato zbuluan që ata vërtetë besonin atë çfarë po flisnin’, ishin fjalët e Richards.

William Richards është psikolog i Universitetit “John Hopkins”. Ai ka zhvilluar një studim e cili tregon se si eksperiencat transhedentale janë ndikuar nga barërat psikedelike te liderët religjiozë në mendime dhe besim.

 

Priftërinj katolikë, ortodoksë dhe prezbiterianë, po ashtu edhe disa rabinë e Budistë, janë pajtuar të marrin pjesë në hulumtim. Studiuesit e kishin të pamundur të bindnin një imam musliman ose një prift hindu të merrte pjesë, transmeton Periskopi.

Pjesëmarrësve, të cilët paraprakisht duhej t’i nënshtroheshin testeve mjekësore dhe psikologjike do t’iu jepej dy doza të fuqishme të psilocibinit në dy sesione një muaj më pas.

Kur iu është dhënë bari, udhëheqësit fetarë do të vendosin një mbulesë për sy dhe të shtrihen në shtrat përderisa dëgjojnë muzikë fetare nëpërmjet dëgjueseve. 

Sesionet janë kryer në Universitetin e  New York-ut dhe John Hopkings me dy ‘udhëzues’ në dhomën me pjesëmarrës.

Hulumtimi përdor pyetesorë të detajuar psikologjikë dhe vlerësues të pavarur për matjet e tyre.

Richard ka vërejtur se udhëheqësit filluan të ndryshojnë mendimin e tyre, të bëhen më universalë. Ai thotë se ata gjithashtu kishin një vlerësim më të lartë për fetë e tjera. 

‘Në këtë gjendje transedentale të vetedijes, njerëzit duket të arrijnë në nivele të vetëdijës që duken univerzale’ thotë ai. ‘Kështu një rabin i mirë mund të ballafaqohet me Budën brenda tij’, citon Richard.

Richard, i cili ka hulumtuar psikedelikët që nga vitet 1960-ta tha se shpreson që studimi do të ketë implikime më të gjera.

‘Fantazia ime e egër është që, ndoshta disa kohë pasi të kem vdekur, këto barëra janë përdorur në trajnime seminarike, rabinike’ thotë ai. ‘Pse nuk duhet të jetë mundësia për të eksploruar thellë gjendjet spirituale të vetëdijes në një mënyrë legale?’, shton Richard./Periskopi/ 

Participantët, të cilët ishin anonimë iu ka dhënë nga një dozë e psilocybin-it të përbëra nga kërpudhat psikedelikë. Studimi tregon se si barërat psikedelike kanë efekt te njerëzit religjiozë. Ky është studimi i parë që përfshin pjesëmarrës nga besimet e ndryshme religjioze.

Shpërndaje në: