Connect with us

Lajme

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA kërkon ndihmën e NATO’s për Sirinë?

Published

on

Nuk është sekret, që qeveria e Trumpit kërkon më shumë angazhim të NATO-s në luftë kundër terrorit. Por a është e mundur kjo në konteksin e Sirisë dhe çfarë pasojash do të sillte futja e NATO-s në Siri?

Dukej si jehona e deklaratës Merkel-Hollande: Pak pasi kancelarja, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande u shprehën se pushtetmbajtësi sirian, Bashar al-Asad është „përgjegjësi i vetëmpër zhvillimet në Siri, erdhi edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.Çdo lloj përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm dhe nuk mund të mbesë pa kundërpërgjigjeMe këtë ai bëri të qartë, se NATO ka mirëkuptim për sulmin amerikan.

Por pyetja që shtrohet është, çfarë do të vijë pas kësaj? Këtë e kishte parasysh Presidenti amerikan, Trump, kur tha, se „u bëj thirrje kombeve të civilizuara të bashkohen me ne për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Siri.

Sulm jashtë territorit të NATO-s

Natyrisht Trump mund të kërkojë ndihmën e NATO-s për tu angazhuar ushtarakisht në Siri. Ai nuk mund të bazohet në nenin nr.5 të aleancës, që parashikon solidaritetin në rast të sulmit ndaj një vendi anëtar. Rasti i vetëm, kur kjo u bë ishin sulmet terroriste të 11 shtatorit ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit. Po ashtu çdo vend anëtar vendos vëtë, nëse do të ofrojë ndihmë.

Në rastin aktual të sulmit me armë kimike në Siri, bëhet fjalë për një sulm jashtë territorit të NATO-s. Pra, në kundërpërgjigjen amerikane bëhet fjalë për një mision luftarak jashtë territorit të NATO-s, si në rastin e sulmeve ndaj ish-Jugosllavisë në vitin 1999. Pjesëmarrja në misione të tilla është po ashtu vullnetare. Deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë, se Trump do të kërkojë ndihmën e NATO-s, në rastin e Sirisë.<

Por le të marrim rastin, se ai do ta bëjë këtë. Në një rast të tillë do të kërkohej vendimi i të 28 vendeve anëtare të NATO-s. Disa vende madje do të vendoseshin në një pozicion mjaft të vështirë, përfshirë edhe Gjermaninë, ku në shtator mbahen zgjedhje. Udhëkryqi do të ishte:  Futja në një konflikt mjaft të komplikuar, ose lënia në baltë e aleatit, SHBA. Por eksperti Michael Lüders thotë për ARD, se nuk ka shenja që Trump do t&#8217;i vendosë në këtë pozicion aleatët. &#8220;Shumë gjëra të thonë, se Trump do të ndalë tek ky sulm. Por për këtë vetëm mund të spekulohet

Por edhe sikur Trump të mos kërkojë ndihmën e NATO-s, ai pret më shumë angazhim në luftën kundër terrorit. Në këtë pikë presioni do të rritet, megjithëse nuk dihet saktë, se çfarë kërkon SHBA konkretisht. Deri më tani disa anëtarë të NATO-s janë përfshirë në konfliktin e Sirisë apo Irakut, por jo vetë aleanca, që nuk do të thotë, se kjo nuk luan rol në luftën kundër të ashtuquajturit, Islamik”. Stoltenberg tha se  ne trajnojmë oficerë irakianë, dhe e mbështesim koalicionin ndërkombëtar kundër IS-it me avionë përgjimi.” Ende mbetet e hapur pyetja, se çfarë do ti shtohet këtij angazhimi.

Marrëdhënia SHBA-Rusi

Megjithatë për europianët kanë rëndësi kardinale çështje të tjera: Si do të zhvillohet marrëdhënia SHBA-Rusi? A do të kemi një konfrontim të rrezikshëm në Siri? Kjo nënkupton pasoja edhe për NAtO-n, që deri më tani ka ndjekur një strategji të dyfishtë – të &#8220;presionit dhe dialogut” në lidhje me Moskën. Tjetra, a është sulmi i fundit amerikan vetëm fillimi i një strategjie të gjerë që në fund të çon në largimin e Asadit nga pushteti? Para disa ditësh, BE ka theksuar qartë, se me regjimin e tanishëm nuk mund të ketë garantim të paqes. Tani edhe qeveria e re e Trumpit ndodhet para vendimeve të vështira.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending