Connect with us

Lajme

Çfarë po ndodh me popullatën që po i ikë ISIS-it në Siri

Ndërsa familjet irakiane largohen me kamionë prej betejës kundër Shtetit Islamik, mijëra tenda të ngritura në shkretëtirën rrotull Mosulit po mbushen gradualisht nga banorët e fshatrave.

Published

on

Disa prej tyre thonë se grupi militant duket se po humbet fuqinë dhe kontrollin mbi njerëzit që arratisen.

Të premten në darkë, rreth 40 persona mbërritën në kamp me dy kamionë. Në mëngjes i ishin larguar fshatrave të bombarduar që ruheshin nga roje të Shtetit Islamik. Ndërsa po hynin në kamp, familjarët i mirëpritën të përlotur.

“Kishim frikë të iknim”, thotë 26-vjeçari Youseff, ish-punonjës ndërtimi që po udhëtonte së bashku me gruan dhe një fëmijë të vogël. “Por, nuk kishim tjetër zgjidhje. ISIS na qëllonte me armë ndërkohë që po largoheshim nga fshati”.

Gratë dhe fëmijët janë grumbulluar në një pjesë pranë gardhit, ndërsa burrat në një pjesë tjetër. Meshkujt kanë të gjithë mjekra të tipit të ISIS-it dhe pantallona të shkurtuara, pasi i tillë është ligji i militantëve, përcjell VoA. Shumë prej tyre rruhen sapo mbërrijnë, thotë Islami, një ushtar peshmerga.

“Janë njerëz të zakonshëm dhe i shqetëson që duken si të ISIS-it”, shpjegon ai.

Të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në territorin e ISIS-it, thotë ai, pavarësisht frikësimit nga beteja që po zhvillohet ndërsa ushtarët irakianë dhe ata peshmerga përparojnë drejt Mosulit, popullsia e të cilit llogaritet në 1.5 milionë.

Ai thotë se disa që qëndrojnë janë anëtarë të ISIS-it, por se ka edhe të tjerë që mbrojnë shtëpitë e tyre, dhe familjarët. Në shumë vende, Shteti Islamik thotë se do të vrasë familjarët e mbetur të të arratisurve.

Youseff thotë se nuk ishin vetëm ndëshkimet e ashpra, rregullat makabre apo frika nga beteja që i shtrëngoi të largoheshin. Vetë familja ishte krejtësisht e varfëruar për shkak të mungesës së punës dhe kontaktit me botën e jashtme.

Ai thotë se grupi militant duket se po e humb kontrollin mbi fshatrat dhe se si shumë të tjerë në kamp, ai vendosi se kishte ardhur koha të largohej.

Ai thotë se “fillimisht ishin shumë të fuqishëm, por tani duket se janë dobësuar. Kështu që shfrytëzuam rastin”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending