Connect with us

Lajme

Çfarë ka ndodhur më 31 tetor të vitit 683 në Mekë?

683- Gjatë Rrethimit të Mekës, Guri i zi i Qabes u dogj – dhe fisi Kuresh, vendosi të mbledhë fonde të mjaftueshme për ta rindërtuar. Guri u ndërtua me shtresa druri e guri dhe kur erdhi koha për pozicionimin në vendin e duhur, lindën disa mosmarrëveshje; të gjitha fiset që kishin marrë pjesë në rindërtim kërkuan të vinin dorë edhe në këtë hap të fundit. Por si? Për të zgjidhur çështjen, Profeti Muhamed pranoi rolin e arbitrit. Ai u tha që Gurin e zi ta vendosnin mbi një qilim të fortë, dhe pastaj përfaqësuesit e çdo fisi të vinin duart në buzë të qilimit, ta tendosnin fort dhe ta ngrinin të gjithë së bashku; ndërsa Profeti Muhamet e fiksoi Gurin në pozicionin që ndodhet sot.

Published

on

 

1517- Reformimi Protestant: Martin Luther postoi 95 tezat e tij në derën e kishës në Wittenberg. Nëpërmjet tyre, Martin Luteri protestonte kundër shpërdorimeve të Kishës, veçanërisht ndaj shitjes së indulgjencave (letra për faljen e mëkateve). Këto teza u bënë nxitëse për reformimin e Kishës në Gjermani.

1661-Vdiq në Edirne të Turqisë, Mehmet Pashë Koprulu ose Qyprilliu – i njohur edhe si Mehmed Pashë Rojniku, lindur me 1575 në Roshnik të Beratit. Ai ishte themeluesi i dinastisë shqiptare Qyprilli të krye-vezirëve osmanë – që i dha perandorisë ushtarakë e burra-shteti gjatë gjysmës së fundit të shekullit të 17-të. Mehmet Qyprilliu ndihmoi në rimëkëmbjen e fuqisë së perandorisë, dhe shtimin e autoritetit të saj, duke çrrënjosur korrupsionit dhe riorganizuar ushtrinë. Ai, gjithashtu, zgjeroi kufijtë e Perandorisë Osmane, duke zmbrapsur kozakët, hungarezët e venedikasit; themeloi Derën e Qyprillinjve të Rumelisë (Veles i sotëm në Maqedoni). Mehmet Qyprilliu hyri në shërbim të sulltanit që kur ishte adoleshent, duke e filluar karrierën si shërbëtor oborri, u dërgua në shkollë ushtarake, mori gradë ushtarake, shërbeu në provinca të ndryshme të Perandorisë Osmane; fillimisht në rajonin Kopru afër Anadollit, nga mori edhe mbiemrin Koprulu që do të thotë “nga Kopru”. Mehmeti u ngarkua me detyra të rëndësishme policore e ushtarake, derisa u ngrit në rangun e Pashait. Gjatë viteve, Mehmet Qyprilliu krijoi miqësi të shumta në oborrin e sulltanit. Në vitin 1656 situata politike në Perandorinë Osmane ishte shumë kritike; Sulltani e thirri në Stamboll dhe e caktoi Kryevezir (Kryeministër) – ai ishte 80 vjeç kur mori këtë detyrë. Historianët thonë se para se të vdiste në moshën 86-vjeçare, Mehmet Qyprilliu i dha sulltanit disa këshilla, si për shembull: kurrë të mos emërojë një ministër që është shumë i pasur. Koprulu vdiq më 31 tetor 1661. Ai la pas një aparat të fortë administrativ, dhe një Perandori Osmane të fuqishme nga ana ushtarake. Gjatë qeverisjes së tij, kufijtë e Perandorisë Osmane u shtyn deri afër Austrisë.

1864-Nevada bëhet shteti i 36-të amerikan. “Dita e Pranimit” filloi të festohej që në vitin 1870- Më 1933, legjislatura e Nevadës e shpalli këtë ditë festë shtetërore.

1913-Përurohet autostrada e parë që përshkon Shtetet e Bashkuara nga një skaj në tjetrin. Autostrada Linkoln fillon nga sheshi Times i Nju Jorkut deri në Parkun Linkoln të San Franciskos, duke kaluar nëpër 14 shtete – gjithsej e gjatë 9450 km.

1920-Në Anoka të shtetit Minesota, festohet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara dita e Hallowinit – për të nderuar shpirtrat e të gjithë shenjtorëve (martirëve) – e përzier me traditën pagane të pas-korrjeve.

1941-Pas 14 viteve punë, përfundon përmendorja kombëtare në Malin Rushmore – skulpturë e gdhendur në faqe të malit Rushmore në Dakotën e Jugut. Skalitur nga danezo- amerikani Gutzon Borglum dhe djali i tij, Lincoln Borglum, skulptura 18 metra e lartë paraqet 4 presidentë të Shteteve të Bashkuara: George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln – 1745 metra mbi nivelin e detit.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending