Connect with us

Lajme

Çfarë është ‘vija e kuqe’ për përdorimin e armëve kimike?

Published

on

Ushtria amerikane goditi të premten një bazë ushtarake të ushtrisë siriane. Presidenti Donald Trump e bëri të qartë se goditjet ishin një kundërpërgjigje ndaj sulmit me agjent kimik që la dhjetëra të vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë. Për Presidentin Trump, sulmi me armë kimike kapërcente “vijën e kuqe”. Çfarë nënkupton vija e kuqe dhe si u interpretua sulmi i fundit nga administrata aktuale?

Raketat “Tomahawk” të lëshuara nga një destrojer i marinës amerikane në Detin Mesdhe ishin një mesazh i qartë për qeverinë siriane se duhet të ndalojë përdorimin e armëve kimike.

Situata është e ngjashme me vitin 2013, kur Presidenti sirian përdori armë kimike ndaj rebelëve në Damask, duke shkelur kështu “vijën e kuqe” të përcaktuar nga ish-Presidenti Obama, i cili nuk ndërmori sulme ndëshkuese. Por, përse presidentët amerikanë e konsiderojnë përdorimin e armëve kimike si kapërcim të “vijës së kuqe”?

“Po për bombat me klorinë? Megjithëse nuk janë teknikisht armë kimike, ato kanë marrë shumë jetë njerëzish në Siri gjatë katër viteve të fundit”, thotë ish-Ndihmës Sekretari i Shtetit, Phillip Crowley.

Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit nën administratën Obama thotë se shumica e viktimave në Siri janë shkaktuar nga armë konvencionale.

Imazhet e atyre viktimave, si i një fëmije që i shpëtoi bombardimit në Alepo verën e kaluar, nuk kanë provokuar të njëjtën kundërpërgjigje.

“Një nga mesazhet për regjimin e Assadit, për Rusinë dhe Iranin, është se mund të përdorin armë konvencionale për të luftuar opozitën siriane, por jo armët kimike”, thotë Crowley.

Dje, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, i mbrojti sulmet amerikane si “plotësisht të justifikuara”, transmeton voa.

“Ishte koha për të thënë ‘mjaft’ dhe për të vepruar. Bashar al-Assadi nuk duhet të përdorë më kurrë armë kimike”, deklaroi Haley.

Pikëpyetja vazhdon të qëndrojë nëse do të ndërmarrë Presidenti Trump hapa të mëtejshëm ushtarakë kundër Sirisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending