Caktohen 10 masa të reja për grupin “Bajri”

Periskopi.com Lajme

Policia shqiptare ka vazhduar operacionin e koduar “OAZ”, ku thotë se janë dokumentuar të tjera vepra penale në ngarkim të grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

Kështu, Gjykata ka dhënë 10 masa të reja sigurie në ngarkim të pjesëtarëve të grupit kriminal, ku 9 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim.

Në operacionin e sotëm për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases J. M, ku u gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme të hollash, prej 9 000 euro, raporton lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Safet Bajri u arrestua në shtator të 2018 në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Ai dyshohet të jetë kreu i një grupi kriminal “Bajri”, i cili kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh. Rezulton se Safet Bajri është dënuar edhe nga drejtësia belge për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, dënim të cilin po e vuan në Shqipëri. Nga hetimet e kryera, thuhet se në grupin ‘Bajri’ janë përfshirë kryeinfermiere, shefi shërbimit të maternitetit si dhe përgjegjësja e financës në Spitalin e Shkodrës.

Shpërndaje në: