Connect with us

Intervista

Bush: Ato që nuk i thash për 11 shtatorin

Published

on

15 vjet pas sulmeve terroriste që ndryshuan një herë e përgjithmonë Amerikën dhe të gjithë botën, ribotohet pjesë e intervistës së presidentit për “The Atlantic”.

Flasim pak për probleme që shndërroheshin në përgjegjësinë tuaj. Ishte e martë, 11 shtator…

Po.

Ju ishit në një shkollë në Florida.

Po dëgjoja disa fëmijë që lexonin librin. Shefi i Stafit Andy Card erdhi dhe më pëshpëriti në vesh: “Një avion i dytë ka goditur Qendrën Botërore të Tregtisë. Amerika është sulmuar”.

Në filmime dukeni që keni marrë lajmin dhe vazhdoni të qëndroni edhe shtatë minuta.

E vërtetë. Vendosa të mos kërcej nga vendi dhe të krijoj një skenë kaotike, sepse njerëzit do të ishin duke parë reagimin tim.

Po, por është thikë me dy presa, sepse mbështetësit e Bushit thonë: “Ai qëndroi aty për të treguar qetësi”. Ndërsa kritikët thonë: “Ishte në gjendje shoku”.

Nuk dua të debatoj me kritikët për të thënë isha në gjendje shoku apo jo. Nuk isha. Ata mund të lexojnë librin dhe le ta nxjerrin vetë konkluzionin.

Në libër, ju shkruani se i thatë stafit tuaj: “Shkojmë. Unë jam Presidenti. Shkojmë në Uashington”. Por ata nuk ju lanë. A nuk mundeshit të vendosnit ju dhe jo ata në ato momente?

Mundesha, por ekziston problemi i vazhdimësisë së qeverisë. Kështu që, Air Force One qëndroi larg nga Capitoli, duke fluturuar fillimisht në Louisiana… më pas Nebraska.

Në një pikë atë mëngjes ju dhatë një urdhër, ndërkohë që situata ishte ende kaotike.

Po.

Askush nuk e dinte në kish avionë të tjerë. Dhe juve ju desh të jepni një urdhër që ushtria e SHBA kish autoritet të godiste dhe rrëzonte çdo avion që nuk i përgjigjej komandës për tu ulur.

E vërtetë. Kishim marrë vendimin të pastronim qiejt nga të gjithë mjetet ajrorë. E vetmja rrugë e sigurtë ishte të thoshim: “Asnjë avionë në ajër dhe çdo avion që shfaqet dhe nuk i përgjigjet shoqërimit me avionë gjuajtës do të rrëzohet”.

Në fakt, kur avioni i fluturimit 93 ra në fushën në Shanksville, kishte një moment kur pyesnit veten nëse ishte rrëzuar për shkak të urdhrit tuaj.

Ishte një ndjesi shumë trazuese. Pastaj mësova që 93 ishte rrëzuar për shkak të heroizmit të disa amerikanëve. Një akt vërtetë heroik sulmimi i kabinës së pilotit dhe rrëzimi i avionit për të shpëtuar jetët e të tjerëve.

Disa ditë pas 11 shtatorit ju mbajtët një fjalim në Katedralen Kombëtare. Por teksa mbanit atë fjalim shumë të rëndësishëm dhe të fuqishëm, ju shkruani se i vetmi vend ku nuk mundeshit të hidhnit sytë ishte stoli ku qëndronin ulur nëna, babai dhe Laura.

Doja të sigurohesha të jepja një fjalim pa qenë shumë emocional. Kisha parë këta njerëz përreth, policë, zjarrfikës, që qanin. I thashë vetes “O Zot, duhet të fokusohem”. Dhe pastaj kuptova se i vetmi vend që do të më shkaktonte shumë emocione do të ishte ai ku ndodhej Laura, nëna dhe babai. Kështu që nuk pashë fare nga ata.

Ju përfunduat fjalimin. Shkuat drejt stolit. Teksa u ulët, është një skenë ku babai zgjati dorën dhe shtrëngoi dorën tuaj.

Po, kështu bëri. Ishte një moment shumë prekës. Njësoj sikur të thoshte: “Bravo bir. Të dua shumë”. Ishte një shprehje dashurie, por shumë e fuqishme.

A e keni ngritur ndonjëherë pyetjen, çfarë mund të kishit bërë më shumë që kjo të mos ndodhte?

Ne nuk kishim patur informacione solidë të shërbimit të fshehtë që të na jepnin një paralajmërim. Nuk është se kishim informacione të tipit: “Bëhuni gati. Ata do të përplasin avionë në ndërtesa në Nju Jork”.

Ja diçka tjetër nga libri: “Nuk do të mund ta harroja asnjëherë atë që i ndodhi Amerikës atë ditë.  Do të vija zemrën dhe shpirtin për të mbrojtur vendin tim, me çfarëdolloj çmimi”. U deshën dy luftëra. Mijëra jetë njerëzish, jetë amerikanësh. Miliarda dollarë. A mos ishte shumë?

Nuk patëm asnjë sulm. 3000 vetë vdiqën në 11 shtator dhe unë u betova që do të bëja detyrën time për të mbrojtur popullin amerikan.

Disa javë pas 11 shtatorit 2001, ju, Colin Poëell dhe Condi Rice ndodheshit në një samit ekonomik në Kinë, kur zëvendës presidenti Cheney dhe zëvendës shefi i sigurisë kombëtare Stephen Hadley u telefonuan përmes një videokonference. Cheney tha: “Janë ndezur biodetektorët. Mendojmë se na kanë sulmuar me toksinë”.

Po, në Shtëpinë e Bardhë. Dhe ishim ekspozuar të gjithë. Dhe po ta kishim thithur, fare mirë mund të ishim të vdekur. Steve Hadley, në mënyrë shumë formale tha: “Z. President, shumë shpejt do të testojmë disa minj”. Dhe ne, duke qeshur pak, thamë: “Nëse minjtë i ngrenë këmbët përpjetë, jemi të vdekur. Nëse i mbajnë këmbët poshtë, jemi mirë”. Disa prej njerëzve më të fuqishëm të vendit janë në pritje për të marrë një tufë kaviesh (qesh). Po. O këmbët lartë, o këmbët poshtë.

Dhe nëse ata ngordhnin, ju do vdisnit.

Po. Arsyeja përse e tregoj historinë është se njerëzit e kanë të vështirë të kujtojnë që menjëherë pas 11 shtatorit patëm një valë kërcënimesh.

Kur nisët planet e luftës për Afganistanin, patët një mbështetje shumë të madhe nga publiku. Mbështetja nga njerëzit për ju pas 11 shtatorit arriti në 90 përqind. Cilat ishin frikërat tuaja në lidhje me Afganistanin teksa përgatisnit planin e luftës?

Vendimi për të përforcuar një doktrinë të re, sipas të cilës nëse strehon një terrorist je dhe vetë fajtor si terroristi, nuk ishte i vështirë për t’u marrë. Vendimi më i vështirë për t’u marrë ishte çfarë të bëje pasi kishe larguar talebanët.

A mund ta kishit imagjinuar në 2001 se do të ishim sërish në Afganistan duke luftuar?

Shpresoja që nuk do të ndodhte, por nga ana tjetër dija atë që na mëson historia. Demokracitë duan pak kohë që të zhvillohen, përfshirë tonën. /bota.al/

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista

Nis mbledhja e Kryesisë

Published

on

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës përveç përgatitjeve për seancë është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e gjitha grupeve parlamentare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.n

Continue Reading

Intervista

Davide Sassoli kundërshton ashpër SuperLigën Evropiane: Futbolli i përket popullit

Published

on

Presidenti i Parlamentit Evropian që nga viti 2019 dhe tifoz i Fiorentinës, italiani David Sassoli shpjegon për L’Équipe kundërshtimin e tij për krijimin e Superligës Evropiane. Një projekt që ai e konsideron të papajtueshëm me modelin evropian.

“Si ndjekës i futbollit, tifoz i Fiorentinës dhe President i Parlamentit Evropian, si reaguat kur mësuat për krijimin e kësaj SuperLigë  ?

Në Evropë, futbolli i përket njerëzve, me një model të bazuar në drejtësi dhe solidaritet. Një nga nenet e traktateve evropiane i referohet dimensionit evropian të sportit, rreth bashkëpunimit dhe transparencës me organet kompetente në këtë fushë. Nisma e ndërmarrë nga këto klube të mëdha evropiane nuk i respekton këto parime. Ajo madje e kundërshton atë. Kjo është arsyeja pse unë jam fuqimisht kundër këtij projekti.

Deri në çfarë mase mund të ndërhyjnë institucionet dhe autoritetet evropiane në këtë çështje?

Ideja është të mbështesim të gjitha iniciativat e Ligave Kombëtare dhe autoriteteve për të shkuar në drejtimin e një sporti të hapur për të gjithë.

A mendoni se futbolli do ta humbte arritjen e tij popullore?

Në Evropë, ana pozitive e futbollit është se i përket popullit. Ishte mirë të shihje Leicester të fitonte Premier League (në 2016), të shihje një skuadër italiane si Sassuolo të shkonte nga Seria B në Serie A, ose të shihje, vetëm dje, Atalanta mundi Juventusin dhe t’i afrohej një kualifikim i ri në Champions League. Ky është futbolli.

Është gjithashtu një “amerikanizim” i një konkursi të identifikuar mirë me Evropën deri atëherë…

Po, ajo që paraqitet merr bazat e modelit amerikan, si në NFL ose NBA. Pa e kuptuar që nuk përfaqëson historinë tonë. Unë nuk dua të kritikoj modele që janë të ndryshme nga tonat, por ato janë të rrënjosura në traditën e tyre, në strukturat specifike ekonomike. Funksionon shumë mirë në Shtetet e Bashkuara, por nuk mund të zhvendoset këtu. Kjo Superligë do të kishte një vizion aristokratik dhe feudal, në të cilin merita nuk do të thoshte asgjë, ku të gjithë ata që punojnë shumë dhe në hije mund të kërkojnë vetëm mirësinë e elitës. Nuk është në përputhje me kulturën tonë sportive. ”

Continue Reading

Intervista

Instagrami kërkon falje që promovoi humbjen e peshës te përdoruesit që kanë çrregullim të ngrënies

Published

on

Rrjeti social Instagram ka kërkuar falje për “gabimin” në të cilin promovonte përmbajtje të humbjes së peshës te përdoruesit që kishin çrregullime në ngrënie.

Një tjetër alternativë e rrjetit social iu ofron përdoruesve sugjerime të kërkimit të termeve bazuar në interesat e tyre.

Por, disa njerëz me çrregullim në ngrënie kanë gjetur se ky aplikacion po i nxiste ata të kërkonin terme si “shtypës apetiti” në vend të termeve të  zakonshme, duke rritur rrezikun, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Facebook-u pranoi që përfshirja e të tilla termeve dëmtuese, që së pari u raportua në BBC, ishte shqyrtuar dhe se ishte larguar nga ata.

“Këto sugjerime, ashtu si rezultatet e kërkimit në vetvete, kufizohen në interesa të përgjithshme. Humbja e peshës nuk duhej të përfshihej mes tyre dhe ne kemi marrë masa që të parandalojmë këto terme së paraqituri. Kërkojmë falje për çdo konfuzion që kemi shkaktuar.” – ka shkruar rrjeti social.

Continue Reading

Trending