Connect with us

Intervista

Busek: Në Ballkan ka tepër pak dialog

Mendoni arsimi në përgjithësi, apo raporti me mediat?
Të dyja. Arsimi por edhe raporti me mediat sociale, si një problem i cili kërkon drejtim. Politika e ka kuptuar menjëherë se si duhet të përdoren rrjetet sociale, për të tërhequr vëmendjen e njerëzve.

Published

on

DW: Zoti Busek, ju keni shoqëruar dhe përcjellë shumë procese në Ballkanin Perëndimor në 10 vitet e fundit. Si e shihni sot këtë rajon? 

Erhard Busek: Do të befasoheni ndoshta, por Evropa Juglindore është sot më stabile. Në pjesë të ndryshme të kontinentit ka shumë lëvizje, por në këtë rajon ende mund të parashikohen gjërat dhe lëvizjet. Mendoj se kjo është mirë. Rajoni ka pësuar ndryshime dramatike, siç ishte shkatërrimi i ish-Jugosllavisë. Një sfidë tjetër është zhvillimi demokratik dhe ky rajon është mu në mes të këtij procesi.

Cilat janë njohuritë më të rëndësishme nga zhvillimet e viteve të fundit në Ballkan?

Ne duhet të bëjmë diçka në fushën e edukimit profesional. Kjo është një prej mangësive të Bashkimit Evropian, sepse ai ka pak kompetencë në këtë fushë. Në fushën e arsimit dhe përgatitjes profesionale duhet të bëhet shumë më shumë. George Soros ka bërë disa gjëra për një kohë të gjatë, ka angazhime të tjera, si për shembull European Fund of the Balkans. Por me siguri që kjo nuk mjafton.

Mendoni arsimi në përgjithësi, apo raporti me mediat?

Të dyja. Arsimi por edhe raporti me mediat sociale, si një problem i cili kërkon drejtim. Politika e ka kuptuar menjëherë se si duhet të përdoren rrjetet sociale, për të tërhequr vëmendjen e njerëzve.

Çfarë duhet bërë?

Pasi që ne evropianët për fat të keq gjithnjë e më shumë po merremi me veten, në këtë drejtim po ndodh pak. Dialogu dhe trajtimi i problemeve të përbashkëta me fqinjët. Ndaj është e domosdoshme që të kuptohen edhe problemet e fqinjëve, sepse kjo influencon gjendjen edhe tek ne.

Si i vlerësoni proceset politike në Serbi, cila është kandidate për anëtarësim në BE?

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është duke mbajtur një linjë të mençur, sepse në këtë vend kemi një konkurrencë të madhe mes Rusisë, Turqisë dhe Kinës, të cilat duan ta influendojnë ate, secila në drejtimin e vet. Por mbetet problemi i Kosovës (e cila në vitin 2008 ka shpallur pavarësinë nga Serbia dhe të cilën Beogradi nuk e njeh). Ky problem edhe më tej ka një potencial të madh shpërthimi, në krahasim me problemet e tjera. Ndonëse zgjidhja është e lehtë. Por këtu kërkohen më shumë pjekuri.

Si mund të zgjidhet ky problem?

Zgjidhja do të ishte pranimi i realitetit dhe qasja e drejtë ndaj saj. Çdo përpjekje për përfitime nga kjo situatë, si për shembull në zgjedhje, nuk është ndonjë argument. Mospranimi i Kosovës rezulton me rritjen e kontrabandës dhe probleme të tjera. Përparësia e madhe e Bashkimit Evropian do të ishte bashkëveprimi me masa të ndryshme, që ka të bëjë edhe me kontrollin e kufirit. Por ne me siguri që kemi bërë pak për të forcuar kapacitetet e këtyre vendeve!

Situata problematike është edhe në një vend tjetër të Ballkanit: Maqedoni, ku me 11 dhjetor do të mbahen zgjedhjet paralmentare. Në pranverë kanë nisur atje protestat e mëdha kundër qeverisë, e cila krikohet për veprime të shumta.

Po, kritikat ndaj qeverisë janë me vend. Problemi më i madh vjen nga fakti që ende (me Greqinë) nuk është zgjidhur çështja e emrit. Këtu qëndron përplasja e vërtetë. Maqedonia duhet të ekzistojë. Vendet evropiane këtu me siguri që kanë ushtruar pak presion, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, sepse gjendja do të ishte më stabile. Kështu, atje kemi një situatë të pasigurtë, e cila e ngarkon edhe politikën. Shqiptarët duan natyrisht të kenë një perspektivë evropiane dhe në këtë drejtim po bëjnë presion. Situata në anën tjetër nuk është stabile. Fakti që bullgarët pretendojnë se maqedonët janë bullgarë dhe që grekët flasin për Aleksandin e Madh, nuk e ndihmon zgjidhjen e problemit. Ajo që njerëzit duan është hapja e vendeve të punës, lufta kundër korrupsionit dhe vendosja e një sistemi juridik, në kuptimin e plotë të fjalës.

Erhard Busek (ka lindur me 1941) angazhohet prej vitesh në Ballkan. Ai është kryetar i Institutit për Hapësirën e Danubit dhe Evropës së Mesme dhe koordinator i Iniciativës për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SECI). Ai ka qenë ministër dhe zëvendëskancelar në Austri, ndërsa prej 2002 – 2008 koordinator i Patktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.

/dw.com

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista

Nis mbledhja e Kryesisë

Published

on

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës përveç përgatitjeve për seancë është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e gjitha grupeve parlamentare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.n

Continue Reading

Intervista

Davide Sassoli kundërshton ashpër SuperLigën Evropiane: Futbolli i përket popullit

Published

on

Presidenti i Parlamentit Evropian që nga viti 2019 dhe tifoz i Fiorentinës, italiani David Sassoli shpjegon për L’Équipe kundërshtimin e tij për krijimin e Superligës Evropiane. Një projekt që ai e konsideron të papajtueshëm me modelin evropian.

“Si ndjekës i futbollit, tifoz i Fiorentinës dhe President i Parlamentit Evropian, si reaguat kur mësuat për krijimin e kësaj SuperLigë  ?

Në Evropë, futbolli i përket njerëzve, me një model të bazuar në drejtësi dhe solidaritet. Një nga nenet e traktateve evropiane i referohet dimensionit evropian të sportit, rreth bashkëpunimit dhe transparencës me organet kompetente në këtë fushë. Nisma e ndërmarrë nga këto klube të mëdha evropiane nuk i respekton këto parime. Ajo madje e kundërshton atë. Kjo është arsyeja pse unë jam fuqimisht kundër këtij projekti.

Deri në çfarë mase mund të ndërhyjnë institucionet dhe autoritetet evropiane në këtë çështje?

Ideja është të mbështesim të gjitha iniciativat e Ligave Kombëtare dhe autoriteteve për të shkuar në drejtimin e një sporti të hapur për të gjithë.

A mendoni se futbolli do ta humbte arritjen e tij popullore?

Në Evropë, ana pozitive e futbollit është se i përket popullit. Ishte mirë të shihje Leicester të fitonte Premier League (në 2016), të shihje një skuadër italiane si Sassuolo të shkonte nga Seria B në Serie A, ose të shihje, vetëm dje, Atalanta mundi Juventusin dhe t’i afrohej një kualifikim i ri në Champions League. Ky është futbolli.

Është gjithashtu një “amerikanizim” i një konkursi të identifikuar mirë me Evropën deri atëherë…

Po, ajo që paraqitet merr bazat e modelit amerikan, si në NFL ose NBA. Pa e kuptuar që nuk përfaqëson historinë tonë. Unë nuk dua të kritikoj modele që janë të ndryshme nga tonat, por ato janë të rrënjosura në traditën e tyre, në strukturat specifike ekonomike. Funksionon shumë mirë në Shtetet e Bashkuara, por nuk mund të zhvendoset këtu. Kjo Superligë do të kishte një vizion aristokratik dhe feudal, në të cilin merita nuk do të thoshte asgjë, ku të gjithë ata që punojnë shumë dhe në hije mund të kërkojnë vetëm mirësinë e elitës. Nuk është në përputhje me kulturën tonë sportive. ”

Continue Reading

Intervista

Instagrami kërkon falje që promovoi humbjen e peshës te përdoruesit që kanë çrregullim të ngrënies

Published

on

Rrjeti social Instagram ka kërkuar falje për “gabimin” në të cilin promovonte përmbajtje të humbjes së peshës te përdoruesit që kishin çrregullime në ngrënie.

Një tjetër alternativë e rrjetit social iu ofron përdoruesve sugjerime të kërkimit të termeve bazuar në interesat e tyre.

Por, disa njerëz me çrregullim në ngrënie kanë gjetur se ky aplikacion po i nxiste ata të kërkonin terme si “shtypës apetiti” në vend të termeve të  zakonshme, duke rritur rrezikun, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Facebook-u pranoi që përfshirja e të tilla termeve dëmtuese, që së pari u raportua në BBC, ishte shqyrtuar dhe se ishte larguar nga ata.

“Këto sugjerime, ashtu si rezultatet e kërkimit në vetvete, kufizohen në interesa të përgjithshme. Humbja e peshës nuk duhej të përfshihej mes tyre dhe ne kemi marrë masa që të parandalojmë këto terme së paraqituri. Kërkojmë falje për çdo konfuzion që kemi shkaktuar.” – ka shkruar rrjeti social.

Continue Reading

Trending