Burri nga Kosova mbyt gruan e tij me thikë në Gjermani

Periskopi.com Lajme

Një burrë 44 vjeçar nga Kosova po dyshohet se e ka vrarë gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Heilbronn të Gjermanisë.

Deri tek ky akt i rëndë dyshohet se ka ardhur nga xhelozia.

Sipas En 24 news burri nga Kosova e ka goditur disa herë me thikë gruan e tij 33 vjeçare, e cila nuk ka mundur të ju bëjë ballë plagëve.

44 vjeçari është vetdorëzuar në polici.

“Një burrë 44-vjeçar thuhet se ka vrarë gruan e tij në Heilbronn mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë, burri goditi me thikë gruan e tij, jo një herë por disa herë. Dyshohet se motivi është xhelozia. Gruaja e tij 33-vjeçare vdiq nga plagët e saj. 44-vjeçari shkoi në stacionin e policisë Heilbronn, raportoi për ngjarjet dhe u arrestua pa rezistencë.”

Çifti nga Kosova thuhet se kanë shtatë fëmijë, të cilët nuk ishin prezentë në momentin tragjik.

“Kur policia kontrolloi menjëherë adresën e shtëpisë së familjes, gruaja u gjet e vdekur. Mbi të gjitha, shtatë fëmijët e mitur të çiftit u gjetën të paprekur në apartament. Sipas hetimeve fillestare, ata nuk ishin dëshmitarë të faktit. Por, tani e tutje ata do të rriten pa nënën – dhe ndoshta pa baba gjithashtu”, shkruajnë mediat gjermane.

Menjëherë pas paraqitjes në polici të 44-vjeçarit, gjykatësi me urdhër të prokurorit publik të Heilbronn ka lëshuar urdhërarrest për vrasje.

Shpërndaje në: