Connect with us

Lajme

Burg me kusht për ish- kryetarin e Parteshit

Published

on

Ish kryetari i komunës së Parteshit, Nenad Cvetkoviq, është shpallur sot fajtor nga Gjykata Themelore në Gjilan në akuzat për një rrahje që ndodhi tri vjet më parë.

Cvetkoviq i cili tani mban pozitën e këshilltarit në Ministrinë për kthime dhe Komunitete u dënua me 90 ditë burg me kusht, masë e cila do të ekzekutohet në rast se ai kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda periudhës dyvjeçare.

Nenad Cvetkoviq akuzohej se në gusht të vitit 2013, gjatë kohës sa ishte kryetar i komunës së Parteshit, në selinë e partisë së tij Partia e Pavarur Liberale (SLS) në Partesh i kishte shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Gavrillo Niçiq.

Ish kryetari i komunës akuzohet se ka goditur në disa pjesë të trupit tani të dëmtuarin, i cili për shkak të lëndimeve kishte kërkuar ndihmë në Qendrën e Emergjencës në Gjilan.

Paraparkisht gjatë shqyrtimit të sotëm gjyqësor dëshminë e tyre e kanë dhënë Sllobodan Maksimoviq, Sërgjan Zhiviq, Radovan Nikoliq dhe Sllobodan Stojanoviq.

Prokurori i shtetit Ismet Ukshini, në fjalën e tij përfundimtare tha që nga provat e shtjelluara është dëshmuar që i Cvetkoviq ka kryer veprën penale dhe kërkoi nga gjykata që ai të dënohet. Avokati Elmi Qerimi gjatë fjalës përfundimtare kërkoi që klienti i tij të lirohet ngase “nuk është vërtetuar që ai ka sulmuar dikë” në ditën kritike.

Ndërsa vet i akuzuari në fjalën e tij tha që ndihet i pafajshëm dhe pret vendim meritor nga gjykata. KALLXO.com kishte shkruar më herët edhe për të kaluarën kriminale të ish kryetarit të komunës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending