Connect with us

Lajme

Bukuroshja shqiptare që grabiste kalimtarët shokohet me dëshmitë në polici

Policia e Tiranës arrestoi pasditen e djeshme 22-vjeçaren që ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtore e 4 djemve që vidhnin me dhunë kalimtarët.

Published

on

 

Në vijim të operacionit “Gracka”, shërbimet e Komisariatit nr.6 kanë vënë në pranga Kristina Pjetrin, të dashurën e Fatjon Bushgjokës, ideatorit të vjedhje. Vajza po mbahej nën vëzhgim prej mbrëmjes së të hënës dhe u ndalua pranë një blloku pallatesh pranë Kthesës së Kamzës, pas një spitali privat, shkruan “Panorama”.

Sapo ka parë Policinë, 22- vjeçarja nga Puka ka qenë e vetëdijshme se kishin shkuar për të dhe ka qëndruar përballë tyre, duke pritur që t’i afroheshin. Ajo ka pranuar gjithçka, duke thënë se ka pranuar të kryejë vjedhje në emër të dashurisë që kishte për Fatjonin, edhe pse ka rrëfyer se ishte lidhur me të vetëm prej 10 ditësh.

Kristina Pjetri, ose Kristi, siç i thërrisnin pjesëtarët e tjerë të grupit, ka pranuar se ka bashkëpunuar në 3 raste vjedhjesh. Të parën më datë 28 mars, dhe dy të tjera brenda ditës, më 1 prill. Në të tria këto raste ajo ka pranuar se ka futur në grackë tre djem të rinj dhe u ka kërkuar celularët për të kryer një telefonatë, ashtu siç ishte skema. Të tre kanë pasur “iPhone 6 S”.

Në Polici ajo ka treguar edhe episodin e fundit, kur u përballën me një makinë të Policisë, pas një qendre tregtare dhe arritën t’i iknin. Nga ai moment ajo është shprehur se i dashuri e ka përcjellë në shtëpi me taksi dhe më pas ka dëgjuar lajmet për arrestimet.

DESHMIA

Është e vërtetë që kam marrë pjesë në vjedhje. U binda nga Fatjoni, pasi e doja shumë. Isha lidhur me të para 10 ditësh, por u dashurova menjëherë me të”, ka nisur rrëfimin e saj në Polici 22-vjeçarja Kristina Pjetri.

E përballur me oficerët që u kishte dalë përpara me makinë mbrëmjen e datës 1 prill, vajza ka pranuar edhe faktin që grupi i kishte ikur Policisë pasi kishte kryer dy vjedhje.“Pse, ju ishit me makinë Policie?”, i është drejtuar ajo oficerit.

Unë mendova se ishte makinë e Policisë Rrugore dhe Fatjoni menjëherë i dha gaz që të iknim sa më shpejt. Atë ditë kishim kryer dy vjedhje”, ka treguar ajo.

Pas këtij momenti, të frikësuar se mund t’i kapte Policia, Kristina ka treguar se janë ndarë në dy grupe. Ajo dhe i dashuri i saj Fatjon Bushgjoka kanë zbritur nga makina “Fiat” që ishte marrë me qira, duke ndaluar për të pirë kafe në një lokal pranë Laprakës.

Ndërsa makinën e kanë marrë vëllai i vogël i Fatjonit, bashkë me shokun e tij Elton Leka.

Kristina ka treguar se më pas kanë marrë një taksi dhe fillimisht kanë shkuar në Kamzë, ku janë takuar me Elton Lekën dhe Aleksandër Bushgjokën, më pas nga aty po me taksi Fatjoni e ka dërguar në shtëpi.

“Mendova se i kishim shpëtuar Policisë edhe këtë herë. Por disa orë më vonë, kur telefoni i Fatjonit më dilte i fikur, fillova të shqetësohesha. Më pas, të nesërmen, pashë në lajme që ishte arrestuar”, ka treguar ajo.

VJEDHJET

Kristina Pjetri ka pranuar se ka futur në grackë tre djem, duke u marrë telefonat.<

Më datë 28 mars, kemi qenë të katërt duke qëndruar në makinë, diku nga Mëzesi. Unë, Fatjoni, vëllai i tij dhe ky shoku. Ka kaluar një djalë i ri dhe kam zbritur unë nga makina e i kam kërkuar celularin, më duket se kishte një “iPhone 6 S”, që të bëja një telefonatë.

Sapo e mora telefonin, u afrova te makina dhe në atë moment dolën të tre dhe e mbështetën duke i marrë gjërat e tjera që kishte me vete. Në të njëjtën mënyrë kam vepruar edhe më 1 prill, te rruga dytësore e autostradës dhe në një vend mes Mëzesit dhe Yzberishtit”, është shprehur në Polici e arrestuara Kristina Pjetri.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending