Brenda pak ditëve, qytetarët e Drenasit pritet t’u drejtohen kutive të votimit

Zyrtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thonë se janë të gatshëm t’i mbajnë këto zgjedhje, ndonëse ende nuk ka shpallje zyrtare të tyre nga presidenti.

Periskopi.com Lajme

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka bërë të njohur qëndrimin e tij se është i gatshëm për t’i organizuar këto zgjedhje. KQZ-ja është në pritje të shpalljes së datës së këtyre zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Pas kësaj, KQZ-ja do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për organizimin e tyre”, thuhet në përgjigjet e KQZ-së dërguar Indeksonline.

Këto janë zgjedhje të jashtëzakonshme, prandaj sipas KQZ-së nuk janë të parashikuara në buxhetin e KQZ-së për vitin 2016.

“Me kohë do t’i drejtohemi Qeverisë së Kosovës për buxhet shtesë për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Aktualisht jemi në fazën e planifikimit të buxhetit, por se sa do të kushtojnë këto zgjedhje mund ta dijmë me saktësi pas përfundimit të të gjithë procesit zgjedhor”, kanë thënë në KQZ.

Shpërndaje në: