Connect with us

Lajme

Brenda një viti importohen 25 milionë litra qumësht

Published

on

Kosova brenda një viti importon 25 milionë litra produkte të qumështit apo në vlerë prej rreth 16 milionë euro, ndërsa 13 milionë nga këto vinë nga Sllovenia. Vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti janë importuar 11 milionë e 766 mijë litra qumësht në vlerë prej 6 milionë e 871 mijë euro.

Shtetet të cilat dominojnë në tregun tonë me këto produkte, janë Sllovenia, Bosnja, Serbia dhe Maqedonia. Kështu kanë bërë të ditur për KosovaPress zyrtarë doganorë. Shoqata e qumështarëve kërkon të ndalohet krejtësisht importi i qumështit pluhur.

Këto importe të mëdha të qumështit për drejtues të shoqatës së qumështarëve janë shqetësuese, për faktin se prodhimi vendor i këtyre produkteve plotëson nevojat e konsumit të brendshme 55 për qind.

Përveç kësaj qumështarët shprehin brengën e tyre se ka prej këtyre produkteve të importuara me prodhime të jashtëligjshme të cilat nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret minimale-higjienike dhe sanitare. Qumështarët kërkojnë ndalimin e importit të qumështit pluhur, ngase për këtë produkt ka prodhim të mjaftueshëm.

Kryetari i Shoqatës së Qumështarëve, Ramadan Mema, thotë se në kuadër të këtyre importeve të qumështit ka edhe të jashtëligjshme. Sipas tij, rreth 4 milionë kilogramë produkte të qumështit janë importuar për çdo vit me yndyrë bimore. Sikur kjo prodhimtari do të zëvendësohej me prodhime nga qumështi vendor, atëherë do t’u hapeshin në Kosovë edhe qindra ferma komerciale dhe mijëra vende të reja të punës.

Mema tha se sasia e prodhimtarisë së qumështit në Kosovës është rreth 170 mijë litra në ditë ose 6 milionë e 205 mijë litra në vit.

Përfaqësuesi i qumështarëve përpunues thotë se i kanë bërë një kërkesë Qeverisë për ndalimin e tërësishëm të qumështit pluhur, sepse ka sasi të bollshme të qumështit vendor, dhe konsumatorët të kenë mundësi më të madhe për të konsumuar prodhime të freskëta nga qumështi vendor.

Për shqetësimin dhe preokupimin e qumështarëve rreth problemit të sektorit të qumështit dhe importin kryesisht të pa kontrolluar, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci për KosovaPress se Dogana për qumësht dhe produkte ushqimore, kryesisht bazohet në parametrat e nënshtrimit të procedurës së zhdoganimit, dhe bënë vlerësimin e sasisë, vlerës dhe peshës.

Sipas tij, Dogana nuk e bënë asnjë zhdoganim të mallrave ushqimorë dhe të qumështit pa lëshuar certifikatën Agjencia e Ushqimit të Kosovës.

KP ka kontaktuar edhe zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës për cilësinë e produkteve të qumështit dhe masave të ndërmarra ndaj shqetësimit të qumështarëve, të cilët, sipas KP-së, i kanë ikur prononcimit.

Stavileci ka treguar se për vitin 2015, këto 25 milionë litra kanë pasur vlerë afër 16 milionë euro, dhe sipas tij afër 60-70 cent sjellët çmimi litrës në import. Ndërsa, në pesë mujorin e këtij viti, janë importuar 10 milionë e 600 mijë litra qumësht në vlerë prej 6 milionë e 871 mijë euro. Stavileci tha se për nga importi prinë Sllovenia me rreth 13 milionë litra qumësht në vit.

Qumështarët pretendojnë të zgjidhen këto probleme me një vullnet të mirë nga institucionet përkatëse, duke respektuar ligjet në fuqi, si dhe me hartimin e një kornize ligjore me udhëzime administrative, i cili do t’i specifikonte në mënyrë të qartë produktet të cilat vijnë nga importi dhe të cilat do të duhet t’i plotësoheshin kriteret dhe standardet minimale në kuptimin e kualitetit dhe cilësisë.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending