Bota nuk u shkatërrua as këtë vit, 99 gjërat e mira që ndodhën në 2018’ën – por ju s’e keni ditur

Periskopi.com Lajme

Bota nuk u shkatërrua as këtë vit. Mund të jeni bindur se ishim afër shkatërrimit ngase, me siguri, keni marrë lajmet në vende të gabuara.

Në 12 muajt e kaluar, mediat botërore janë fokusuar shumë te lajmet e këqija. Por ka pasur edhe gjëra të tjera, të mira, që kanë ndodhur po ashtu: suksese që lidhen me mbrojtjen e ambientit, fitore të mëdha të shëndetit global, më shumë paqe e tolerancë, më pak luftë e dhunë, ngritje e standardit të jetesës, më shumë energji nga natyra, dhe një shkëndijë e luftës kundër plastikës. Storie të progresit njerëzor, që nuk janë parë në lajmet e mbrëmjes, apo në muret e mediave sociale, shkruan Periskopi.

1 Kofanët e Sinangout, në Ekuadorin e Amazonës, fituan një betejë gjyqësore për të mbrojtur ujërat kryesore të lumit Aguarico, duke anuluar koncesionin për 52 miniera dhe duke shpëtuar më shumë se 32 mijë hektarë male

2 Pas ndalesës së Kinës ndaj fildishit në vitin e kaluar, të cilën gjë 90 për qind të kinezëve e mbështetën, kërkesa për fildish ka rënë thuajse përgjysmë, si dhe gjuetia si aktivitet po zhvillohet gjithnjë e më pak në Kenia

3 Numri i tigrave të egër në Nepal pothuajse është dyfishuar në nëntë vitet e fundit, duke iu falënderuar përpjekjeve të mbrojtësve të cilët rritën fondet për zonat e mbrojtura

4 Shpyllëzimi në Indonezi ka rënë për 60 për qind si rezultat i një ndalese mbi zhdukjen e ultësirave, kampanjave të reja edukative si dhe fuqizimit të zbatimit të ligjit

5 Kombet e Bashkuara kanë thënë se vrima e ozonit do të jetë tërësisht e rikuperuar mbi Arktik dhe në hemisferën veriore deri në vitin 2030 dhe në të gjithë botën deri në vitin 2060, shkruan Periskopi

6 10 miliardë dollarë (shuma më e madhe ndonjëherë për mbrojtje të oqeanëvë) është ndarë në Bali këtë vit për mbrojtjen e 14 milionë metra katrorë të oqeaneve botërorë

7 Në Kaliforni, dhelpra më e vogël në botë është hequr nga Lista e Specieve të Rrezikuara, që është progresi më i shpejt i çdo gjitari sipas Dekretit të Specieve të Rrezikuara

8 Në vitin 2018, pas më shumë se 10 viteve debat, 140 kombe janë pajtuar që të nisin negociatat historike “Marrëveshja e Parisit për Oqeanin”, ujdia e parë ndërkombëtare për të ndaluar peshkimin e tepruar dhe për të mbrojtur jetën në oqeanet e larta

9 Nigeri ka mbjellur 200 milionë pemë të reja në tri dekada, transformimi më i madh pozitiv i ambientit në historinë afrikane

10  Spanja ka thënë se do ta krijojë një marinë rezervë për jetën e egër, që do të ndihmojë migrimin e balenave dhe delfinëve në Mesdhe dhe se do të ndaloj të gjitha eksplorimet për gjetjen e fosileve në atë zonë

11 Pas hapave “vizionarë” nga Belize, UNESCO ka hequr Barrierën e Shkëmbinjëve nënujorë Belize, vendi i dytë më i madh në botë, nga lista e saj e Vendeve të Rrezikuara të Trashëgimisë Botërore

12 Kolumbia zyrtarisht ka zgjedhurar Fshatin Kozmik të Jaguarëve në 4.3 milionë hektarë, duke e bërë atë parkun më të madh tropikal në botë

13 Meksika ka thënë se numri i jaguarëve të egër, raca më e populluar e familjes së maces, është rritur për 20 për qind në tetë vitet e fundit, dhe se 14 vende të Amerikës Latine kanë nënshkruar një marrëveshje për të implementuar programin për mbrojtjen rajonale të maceve të madhë deri në vitin 2030

14 Në malet e Afrikës Qendrore, popullata e gorillave të malit, një prej specieve më të rrezikuara në botë, është rritur për 25 për qind, në 1,000 sosh

15 Kanadaja ka nënshkruar një marrëveshje mbrojtëse me qytetarët e Popullit të Parë, duke krijuar malin më të madh verior (një territor dyfishi i hapësirës së Belgjikës) në botë

16 Kili ka miratuar një ligj të ri për të mbrojtur ujërat rreth brigjeve, duke krijuar nëntë rezerva detare si dhe duke rritur zonën e oqeanit nën mbrojtjen e shtetit nga 4.3 për qind në 42.4 për qind

17 Shteti afrikan Seychelles ka krijuar një flotë prej 130 mijë kilometrave katrorë në Oqeanin Indian, për të mbrojtur ujërat nga peshkimi ilegal

18 Kaledonia e Re është pajtuar që të vendos 28 mijë kilometra të oqeaneve të saj nën mbrojtje, përfshirë këtu edhe disa prej koraleve dhe shkëmbinjëve nënujorë ende të paprekur

19 25 milionë doza të vaksinës së re kundër kolerës janë bërë gati në të gjithë botën dhe përgatitjet për vaksinimin më të madh në histori kanë nisur

20 Franca ka zbuluar një rënie të thellë të duhanpirësve, me një milionë më pak në vitin e shkuar, si dhe pirja e cigares mes amerikanëve ka rënë në nivelin më të ulët që kur Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Mbrojtjes ka nisur të mbledhë të dhëna në vitin 1965

21 Ruanda u bë vendi i parë në botë me të ardhura të ulëta që mund të siguroj kontroll shëndetësor për sy për të gjithë qytetarët e saj, duke trajnuar 3,000 teknikë shëndetësorë në 500 klinika shëndetësore. Për pesë vite, Ruanda ka kryer 2.4 milionë kontrolle të syve, si dhe janë ofruar mbi 1.2 milionë trajtime

22 India ka regjistruar një rënie prej 22 për qind të vdekjeve gjatë lindjes që nga viti 2013. Kjo do të thotë se në përgjithësi, 30 nëna po shpëtohen më shumë për çdo ditë, krahasuar me statistikat e 5 viteve më parë, shkruan Periskopi

23 Gana është bërë vendi i parë i Afrikaën sub-Saharane që ka eliminuar trakomën. Në vitin 2000, ky infeksion kërcënonte 2.8 milionë njerëz (15% të popullatës) me verbërim

24 Organizata Botërorë e Shëndetësisë ka zbuluar se zakoni i konsumit të alkoolit ka rënë në Evropë, kontinenti që ka shifrat më të larta të konsumuesve të alkoolit në botë. Vendi ku konsumi ka rënë më së shumti? Britania

25 Që nga 2010-a, infeksioni global HIV/AIDS ka rënë për 16 për qind tek të rritur e 35 për qind te fëmijët. Shumica e shteteve janë në rrugën e duhur për të mundur infeksionet deri në vitin 2030

26 Në vitin 2018, Nju Jorku dhe Virxhinia u bënë dy shtetet e para të SHBA-së që miratuan ligje për edukim mbi shëndetin mental në shkolla

27 Malajzia u bë shteti i parë në Pacifikun Perëndimor që ka reduktuar transmetimin e HIV-it dhe Sifilisit nga nëna te fëmija

28 Afrika Jugore, vendi ku ka më së shumti njerëz që jetojnë me HIV, ka shokuar me të dhënat e reja, pas rënies me 44 për qind të infeksioneve të reja që nga viti 2012

29 Pas pesë viteve të suksesshmë aksionesh kundër krimbave nëpër Keni, sëmundjet që lidhen me krimbin kanë rënë nga 33.4 për qind që ishte në vitin 2012 në 3 për qind

30 Rusët janë duke pirë më së paku alkool dhe konsumuar më pak cigare që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Konsumi i cigars pa rënë për 20 për qind që nga viti 2009 e ai i alkoolit për 20 për qind që nga viti 2012

31 Tanzania ka zbuluar se në 10 vitet e fundit e ka reduktuar vdekjen nga malaria për 50 për qind te të rriturit dhe 53 për qind te fëmijët

32 OBSH edhe zyrtarisht ka certifikuar Paraguajin si shtet që ka mundur tërësisht malarian, që e bën vendin e parë në kontinentin amerikan me këtë status që nga Kuban ë vitin 1973

33 Studimet e reja tregojnë se në dy dekadat e fundit, dëmtimi gjenital te femrat ka rënë prej 57.7 për qind në 14.1 për qind në Amerikën veriore, nga 73.6 për qind në 25.4 për qind në Afrikën perëndimore, dhe nga 71.4 për qind në 8 për qind në Afrikën lindore

34 Gjykata Supreme e Kosta Rikës ka vendosur që ndalesa e martesave të gjinisë së njëjtë ka qenë kundërkushtetuese dhe i ka dhënë kohë 18 muaj Qeverisë që ta ndryshoj këtë ligj

35 Gjykata më e lartë në Indi ka hedhur poshtë ndalesën njëshekullore të martesave mes homoseksualëve, duke e quajtur ligjin “iracional, të pambrojtshëm dhe manifest të arbitrariteti”

36 Maroku ka miratuar një ligj që kriminalizon dhunën kundër grave, dhe dënon rëndë kryesit e dhunës mbi gratë

37 Gjermania ka publikuar të dhënat e reja që dëshmojnë se mbi 300 mijë refugjatë kanë gjetur punë dhe se depërtimi në Parlament i deputetëve me të kaluar prej refugjatë është rritur nga 3 për qind në 9 për qind në dy palë zgjedhjet e fundit

38 Zelanda e Re është bërë shteti i dytë në botë (pas Filipineve) që miraton legjislacionin që u garanton viktimave të dhunës në familje 10 ditë pushim me pagesë nga puna

39 Skotlanda është bërë shteti i parë në botë që u garanton produktet sanitare falas të gjithë studentëve, dhe ministria e Financave të Indisë mka njoftuar se do ta heq taksën prej 12 për qind mbi produktet sanitare

40 Kanadaja është bërë shteti i dytë në botë që e ka legalizuar marihuanën

41 Një moment historik për të drejtat e njeriut në Lindjen e Mesme, një gjykatë libaneze ka lëshuar një vendim ku thuhet se homoseksualiteti nuk është krim

42 Gjykata e Lartë e Trinidad dhe Tobakos ka nxjerr një vendin ku thuhet se ligji i kohës së kolonizimit të Karaibeve për ndalimin e seksit mes homoseksulaëve është jokushtetues

43 Tunizia është bërë vendi i parë arab në botë që miraton një ligj që u jep të drejtë grave, barabarëzisht me meshkujt, në të drejtën për trashëgimi, duke rrëzuar ligjin e vjetër që rridhte nga Sheriati Islamik

44 Parlamenti i Pakistani ka miratuar një ligj që garanton të drejtat elementar për qytetarët transgjinor, duke ndaluar po ashtu edhe të gjitha format diskriminuese nga punëdhënësit

45 Skotlanda është bërë shteti i parë në botë që përfshinë në kurrikulën shkollore edhe mësime mbi lesbiket, homoseksualët, biseksualët, transgjinorët dhe interseksualët

46 Nepali është bërë shteti i 54-ë në botë, dhe i pari në Azinë jugore, që miraton një ligj që ndalon ndëshkimin fizik mbi fëmijët

47 Heshturazi e pa zhurmë, njerëzimi ka kaluar një prag të mahnitshëm këtë vit. Për herë të, që prej civilizimit bujqësor që filloi 10 mijë vejt më parë, shumica e njerëzëve nuk janë më të varfër apo të rrezikuar që të bien në një status të tillë

48 Pak perskeptivë. “The Economist” ka raportuar se niveli i vetëvrasjes në botë ka rënë për 38 për qind që nga viti 1994, duke shpëtuar katër milionë jetë, katër herë më shumë se numri i të vrarëve në një luftë në të njëjtën kohë

49 UNDP-ja ka publikuar një raport ku thuhet se 271 milionë njerëz në Indi nuk janë më të varfër që nga viti 2005, që është pothuajse përgjysmim i shkallës së varfërisë për një dekadë

50 India po ashtu ka vazhduar edhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimit dhe përmirësimit të kushteve sanitare. Më shumë se 80 milionë tualete janë ndërtuar që nga viti 2014, shkruan Periskopi

51 Agjencia Ndërkombëtare për Energji ka thënë se në vitin e kaluar, 120 milionë njerëz të rinj kanë fituar qasje në energji elektrike. Kjo do të thotë se për herë të parë që prej kur kur kanë nisur të ofrohen shërbimet e energjisë elektrike në vitin 1882, më pak se një miliardë të popullatës botërore jeton në terr

52 Një raport i ri tregon se shkalla e fertiliteti në nivel botëror (numri mesatar i fëmijëve që një nënë lindë) është përgjysmuar që nga viti 1950. Gjysma e shteteve të botës, tashmë janë nën nivelin e duhur për zëvendësim të popullatës

53 Bangladeshi ka zbuluar se e ka reduktuar vdekshmërinë e fëmijëve për 78 për qind që nga viti 1990, reduktimi më i madh nga ndonjëri vend i botës

54 Ju kujtohet se si mediat botërore raportonin për mungesën e ujit në Cape Toën në vitin 2017? Çuditërisht, askush nuk raportoi këtë vit se si qyteti e ka tejkaluar krizën vetëm për një vit

55 Shkalla e vdekshmërisë nga sëmundjet respiratore në Kinë ka rënë për 70 për qind që nga viti 1990, falë rritjes së të ardhurave si dhe shërbimeve më të mira shëndetësore

56 Shkalla e njerëzve të zi të varfër në Shtetet e Bashkuar nga 41 për qind sa ishte në vitin 1960 ra në 18 për qind që është sot

57 Një raport i ri tregoi se demokracia është më e shtrirë se kurrë më herët. Gjashtë nga dhjetë vende të botës tash janë demokratike, një rekord i ri post-luftë

58 Një anketë botërore me të rinjtë nxori rezultate që tregojnë se të rinjtë në të gjitha shtetet e botës janë më optimistë se të rriturit. Nëntë nga 10 të rinjtë në Kenia, Meksikë, Kinë, Nigeri e Indi, kanë thënë se ndihen pozitivë rreth të ardhmes

59 Bota tashmë ka kaluar prodhimin e 1,000 gigavatëve rrymë nga panelet solare dhe ato të erës për këtë vit. Vetëm 10 vite më parë, nuk mund të prodhoheshin më shumë se 8 gigavatë energji nga burimet natyrore

60 Energjia solare dhe me erë ka vazhduar përparimin. Në pjesën e dytë të vitit 2018, shpenzimet për ndërtimin e paneleve solare ranë nga 14 për qind në 6 për qind. Në shumë pjesë të botës, tani është më lirë të ndërtosh panele të energjisë natyrale se sa centrale të thëngjillit

61 “Allianz”, kompania më e madhe në botë e sigurimit të aseteve, vendosi se do të përfundojë së siguruari kompanitë që merren me mihjen e thëngjillit

62 Kompania “Repsol” u bë e para në botë që vendosi që të mos kërkojë më për gaz dhe naftë

63 Kalifornia zbuloi cakun më ambicioz mjedisor të të gjitha kohërave, me përkushtimin që ta arrij pozicionin e ekonomisë të pestë në botë përmes karbonit deri në vitin 2045

64 Kina, konsumuesi më i madh i energjisë në botë, ka rishikuar caqet e saj për energjinë e ripërtërishme, duke u zotuar që deri në vitin 2030 energjia e saj të jetë 30 për qind e ripërtërishme

65 Kili ka njoftuar se ka katërfishuar kapacitetet e energjisë së ripërtërishme që nga viti 2013, që ka rezultuar me 75 për qind rënie të kostos së energjisë elektrike, shkruan Periskopi

66 Shtetet e Bashkuara kanë vënë një rekord të ri për mbylljen e minierave të thëngjillit këtë vit, duke mbyllur 22 vendpunishte në 14 shtete

67 11 kombe evropiane kanë njoftuar se kanë mbyllur punishtet e thëngjillit apo kanë njoftuar se do ta bëjnë në një datë specifike, përfshirë Francën deri në vitin 2023, Italinë dhe Britaninë deri në vitin 2020 dhe Danimarkën dhe Holandën deri në vitin 2030

68 Disa prej fondacioneve më sovrane, që kanë në dispozicion asete në vlerë deri në 3 trilionë dollarë, si dhe  “Black Rock”, më e madhja në botë, me një vlerë të aseteve prej 5.1 trilionë, kanë thënë se më nuk do të investojnë në kompani që me veprimtarinë e tyre dëmtojnë mjedisin

69 India ka rritur cakun për prodhimin e energjisë së apstër për 28 për qind. Planifikon që të shtojë edhe 150 gigavatë energji të prodhuar nga panelet solare dhe nga era në katër vitet e ardhshme

70 Irlanda është bërë shteti i parë në që ndaloi mihjen për thëngjill apo kërkimet për gaz, pas miratimit të një ligji që u përkrah nga të gjithë deputetët në Dhomën e Ulët

71 Spanja është zotuar që të mbyllë shumicën e minierave deri në fund të vitit, pas pajtimit të Qeverisë që të çojë parakohshëm në pension minatorët

72 Revista për Kërkime të Paqes ka thënë se vdekjet në nivel global për arsye të konflikteve kanë rënë për të tretin vit me radhë, dhe tashmë ka 32 për qind viktima më pak që nga viti 2014

73 Pas një dekade përpjekjesh, Herati, provinca më e rrezikshme afgane nga minat tokësore, është shpallur e pastruar nga eksplozivët. Tani, afër 80 për qind e vendit është e pastruar nga minat

74 Pas kolapsimit të ISIS-it, vdekjet civile në Irak janë ulur drastikisht. 80 për qind më pak irakianë janë vrarë në pesë muajt e parë të vitit 2018 krahasuar me një vit më parë

75 Etiopia dhe Eritrea kanë nënshkruar një pakt paqeje, duke sinjalizuar përfundimin e luftës 20-vjeçare, kështu duke i dhënë mundësinë e ribashkimit mijëra familjeve

76 Malajzia ka braktisur praktikën e dënimit me vdekje për të gjitha krimet dhe ka pezulluar të gjitha ezkekutimet në process, një vendim që është parë si fitore e grupeve për të drejtat e njeriut në Azi

77 Hondurasi, kishte shkallën më të lartë të vrasjeve në botë në vitin 2012. Vrasjet janë ulur përgjysmë që nga aëherë, më shumë se në çdo vend të botës

78 Shkalla e krimeve dhe vrasjeve ka rënë në 30 qytetet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara, me 7.6 për qind më pak se në vitin 2017

79 Krimi ka rënë edhe në shtetet ku ka shumë refugjatë. Numri i krimeve të raportuara në Gjermani ka rënë për 10 për qind, në pikën më të ulët në 30 vitet e fundit

80 Shqetësoheni për fëmijët tuaj? Krimi nga të rinjë në Australi ka rënë me shpejtësi të madhe në 20 vitet e fundit. Vjedhja e veturave ka rënë për 59 për qind, plaçkitja e pronave për 59 për qind dhe vozitja në gjendje të dehur për 49 për qind

81 Ende të brengosur për fëmijët? Për dallim nga gjenerata e kaluar, arrestimi i tinejxherëve ka rënë për 80 për qind, arrestimet për vrasje për 85 për qind, vrasjet me armë për 75 për qind, burgosja për 88 për qind, shtatzënia te fëmijët për 75 për qind, lënia e shkollimit është përgjysmuar dhe vijimi në kolegje është rritur për 45 për qind

82 Sipas të dhënave të reja të Departamentit të Drejtësisë, shkalla e njerëzve që futen në burg në SHA ka rënë në nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit

83 Sipas një raporti të ri, falë ndryshimit të shijes të këtyre që lindën pas vitit 1980, 70 për qind e popullatës botërore tashmë është duke reduktuar konsumimin e mishit, ose duke e hequr tërëisht nga tavolina e ngrënies

84 Gjermania ka njoftuar për planin më ambicioz në histori. Qeveria ka në plan që të riciklojë 63 për qind të mbeturinave në katër vjetët e ardhshme, 36% më shumë se që bën tani

85 Qeverija e Malajzisë ka njoftuar se më nuk do të tolerojë zgjerimin e plantacioneve për vajin e palmës dhe se planifikon që të mbrojë pyjet 50 për qind më shumë se në të kaluarën

86 Danimarka u bë shteti i fundit në botë që njoftoi për ndalimin e motorëve me djegie të brendshme. Tani janë 16 shtete që do të ndalojnë këta motor deri në vitin 2040, përfshirë Kinën dhe Indinë, dy vendet me tregun më të madh te veturave në botë

87 Në vitin 20018 bota ka tejkaluar prodhimin e 4 milionë veturave elektrike.  Në tregun më të madh të veturave, në Kinë, automobilët elektrike arritën 5% të shitjes së përgjithshme

88 Adidas prêt që të shes 5 milionë palë atlete të bëra nga plastika e oqeanit këtë vit, dhe është zotuar se do të përdor vetëm plastikë të reciklueshme në produktet e veta që nga viti 2024

89 Kaër vite më parë Kina i kishte shpallur luftë ndotjes. Po funksionin. Qytetet, në përgjithësi, kanë ulur koncentrimin e grimcave të imta në ajër për 32 për qind

90 Falë masave shtrënguese, Mbretëria e Bashkuar ka rpaortuar 12 për qind rënië në prodhimin e veturave që nga viti 2012, që do të thotë se ka më pak burime të ndotjes së ajrit

91 250 prej brendeve më të njohura në botë, përfshirë Coca Cola’n, Kellogs’in dhe Nestle’n, janë pajtuar që 100 për qind e paketimeve plastike të tyre të ripërdoret, reciklohet apo kompostohet nga viti 2025

92 Parlamenti Evropian ka miratuar ndalimin e plotë për përdorimin e vetëm njëhershëm të plastikës. Vendimi do të nis zbatimin nga viti 2021

93 Me përfundimin e vitit 2018, të paktën 32 shtete përreth botës, do të kenë ndalesë për përdorimin e qeseve të plastikës dhe gjysma e këtyre shteteve janë në Afrikë

94 Kina ka thënë se ka redutkaur përdorimin e qeseve të plastikës për 66 për qind që nga viti 2008. Sipas raporteve, ka mënjanuar përdorimin e rreth 40 milionë qeseve të plastikës

95 Shteti më i populluar i Indisë, Maharastra, vend i 116 milionë banorëve, ka ndaluar të gjitha llojet e përdorimit të njëhershëm të plastikës. Vendimi u  morë në qershor të këtij viti

96 Ministri i Ambientit të Inidsë ka njoftuar se vendi i tij do të eliminojë përdorimin e tërësishëm të përdorimit të plastikës së pastër deri në vitin 2022

97 Pesë vite pas miratimit të ligjit, Mbretëria e Bashkuar ka thënë se ka përdorur 9 miliarë më pak qeseje plastike, dhe se numri i qeseve të gjetura në ujëra, ka rënë shumë

98 Me ndalimin e përdorimit të qeseve të plastikës, në Australia ka rënë përdorimi i tyre për 80 për qind në tre muaj

99 Pas miratimit të ligjit për ndalimin e qeseve të plastikës, Kenia ka raportuar se ujërat e saj tashmë janë më të pastër dhe se zinxhiri ushqimor është më pak i kontaminuar

(… dhe e fundit, për fat të mirë)

100 Tashmë ekziston një gyp 600 metra i gjatë në Pacifik që shfrytëzon forcat oqeanike për të pastruar ujërat nga plastika, dhe progresin e tij mund ta shini online KËTU. Ekipi beson se mund të pastrojnë gjysmën e Pacifikut në shtatë vitet e ardhshme. /Periskopi/

Burimi: 99 Good News Stories You Probably Didn’t Hear About in 2018

 

 

Shpërndaje në: