Bota në hall me koronavirusin, Kim Jong Un lëshon raketa në detin e Japonisë

Periskopi.com Lajme

Ushtria e Koresë së Jugut ka bërë të ditur se Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër në Detin e Japonisë, në orët e para të së shtunës.

Në fillim të marsit, Koreja e Veriut lëshoi disa raketa, ndërsa SHBA-ja dhe Kina i bënë thirrje Pyongyang-ut që të rikthehet në bisedime për të mbyllur marrëveshjen për programin e saj bërthamor dhe raketor.

 

 

Shefi i Shtabit të Koresë së Jugut tha të shtunën se po monitoronte situatën, në rast se do të kishte të tjera raketa nga Veriu. Ai përshkroi veprimin si “jashtëzakonisht të papërshtatshme”, në një kohë kur bota është përfshirë nga pandemia e Covid-19. Deri tani, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Korenë e Veriut, megjithëse disa ekspertë kanë hedhur dyshime mbi këtë.

Shpërndaje në: