Blero vjen me një analizë të thuktë: United i pëson 5-6 gola sonte, Ajax do bie në fund

Periskopi.com Sporti

Barcelona dhe Manchester Unitedi do ta zhvillojnë nesër çerekfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në Manchester mbaroi 0:1 për Barcelonën.

Ndërkaq, këngëtari kosovar, Blero, i njohur si tifoz i flaktë i Barcelonës, pret shumë nga Ousmane Dembele.

“Çfarë më befason është vetëbesimi i Ousmane Dembles, pres shumë nga ai nesër ndaj Man Unitedit”, tha Blero në “Dueli Sportiv”.

“Atij nuk i intereson se luan përkrah më të mirit në botë, ai dëshiron ta vendosë ndeshjen”, shtoi Blero.

“Mirë për Unitedin do të jetë nëse s’i pranon 5-6 gola”.

“Juve-Ajax? Mendoj që Ajaxi deri në minutën e 80 do të mbahet, ndërsa më pas do të kualifikohet Juve”, shtoi ai.

Shpërndaje në: