Connect with us

Lajme

Blerand Stavileci parasheh rreziqe për “Trepçën”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se “Trepçën” e pret një e ardhme më e mirë, mirëpo nuk i ka përjashtuar rreziqet.

Published

on

Këto deklarat Stavileci  i bëri në debatin e organizuar nga Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Forum 2015 me temën ‘Trepça – Çka pas ligjit: Sfidat, mundësitë dhe rreziqet, që u mbajt sot në Prishtinë.

Kreu i MZHE-së tha me këtë rast se pas 17 vitesh çështja e “Trepçës” dhe “TC Kosova e Re” po marrin rrugë të mbarë, dhe merita këtu duhet ‘ti atribuohet të gjithë atyre që kanë punuar si një ekip, Kuvendi, Qeveria, AKP, ngase interesi publik ka prevaluar mbi çdo gjë tjetër.

Stavileci tha se ka pasur shumë vonesa dhe fatkeqësisht “Trepça” ka vuajtur, por fatmirësisht disi është menaxhuar. “Të gjithë e dimë se për shkak të këtyre vonesave ne kemi bërë një renditje që në fakt do të duhej të shkonin ndryshe, pra parafizibiliteti, fizibiliteti, strategjia, pastaj ligji ku ne kemi qenë të detyruar në mënyrë që ta bëjmë zgjidhjen e parë në mënyrë që ta shpëtojmë nga likuidimi”, tha ai.

Sipas Stavilecit, fokusi ka qenë te zgjidhja ekonomike, ndërsa është apostrofuar shumë edhe dimensionin ekologjik, duke i dhënë “Trepçën” trajtën e një korporate.

“Ne jemi treguar korporativ me të gjitha palët, nuk ka asnjë shkronjë të vetme brenda ligjit që ka karakter diskriminues ndaj dikujt, pra është shumë përfshirës, është me mundësi të mëdha të bashkëpunimit”, tha ai.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, tha se Qeveria dhe Kuvendi duhet të jenë aktiv për të dhënë informimin e duhur, përfshi qytetarët serbë, sepse ata janë edhe të manipuluar edhe të pa informuar.

“Ne duhet të kuptojmë tregtinë, financat dhe strategjinë e përpunimeve të metaleve. Është me rëndësi të përgatitemi deri në shkurt në mënyrë që me e pas ‘Trepçën’ në përpunim”, ka thënë Mustafa.

Profesori i ekonomisë në Universitetin “Staffordshire”, Iraj Hashi, tha se edhe pse “Trepça” e ka potencialin, nuk është një mundësi e investimit që nuk ka rreziqe, andaj investitorët e huaj duhet të inkurajohen dhe sigurohen që investimet të sigurta.

Forum 2015 synon të hap debatin qytetar për “Trepçën”, duke tentuar të nxisë vendim-marrës dhe grupe tjera të interesit të shpalosin alternativa të ndryshme zhvillimore, nga cila do lëmi që është me ndikim në suksesin e këtij projekti të madh.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending