‘BlackBerry’ drejt falimentimit, zë 0 për qind të tregut

“BlackBerry” është drejt falimentimit, pasi shitjet e tij zënë gati 0 për qind të tregut.

Periskopi.com Tech & Auto

Të dhënat negative janë konfirmuar nga kompania e analizave “Garnter” mbi shitjet botërore të smartfonëve.

Në tremujorin e fundit të vitit 2016 aparaturat e pajisura me sistemet operative të kompanisë kanadeze ishin pak më shumë se 200 mijë në një total prej 431 milionë të tregtuar gjithsej, për një pjesë të tregut që përllogaritet vetëm 0,0 për qind. “BlackBerry” e pati kulmin e popullaritetit në vitin 2009, kur marka kanadeze e smartfone zinte 20 për qind të tregut.

Sipas të dhënave të “Gartner” pjesën më të madhe të tregut të sistemeve operative e zë “Android” i Google me një kuotë të tregut në nivelin 81,7 për qind, i ndjekur nga “iOS” i “Apple” që arrin 18.

 

Shpërndaje në: