Connect with us

Showbiz

Birra na bën më të bukur

Një studim i zhvilluar nga një universitet zviceran sugjeron se konsumimi i pijeve alkoolike prodhuar nga lupolo, një bimë që përdoret vetëm në industrinë e birrës, mund t’i bëjë njerëzit më të shoqërueshëm, por duke frenuar ekspozimin seksual.

Published

on

Kërkuesit e Universitetit të Baselit në Zvicër konfirmojnë atë që bota ka dyshuar gjithmonë: birra na bën shumë më pak të kërkuar karshi të tjerëve, sidomos sa i takon joshjes.

Mes një grupi njerëzish të përbërë nga 60 burra dhe gra, prej grupmoshave 18 dhe 50 vjeç, 30 prej tyre pinë sasi të mjaftueshme birre duke arritur një nivel alkooli prej 0.4 g/l, ndërsa 30 të tjerë konsumuan birrë pa alkool.

Subjektet më pas iu nënshtruan një sërë detyrash, duke përfshirë edhe një test për njohjen e fytyrës, testin e  ndjeshmërisë dhe provën e zgjimit seksual. Në fund të testeve, rezultatet treguan se pirja e birrës ndihmoi njerëzit të shihnin fytyrat e lumtura më shpejt. Birra gjithashtu rrit tendencën për të qenë me të tjerët situata të lumtura shoqërore. Është më e lehtë për njerëzit, sidomos për gratë, që të shohin imazhe më të qarta seksuale, por jo gjithmonë kjo çon në zgjimin e seksualitetit./shije.al

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbiz

Kjo ka qenë shuma më e lartë që ka marr bakshish Meda

Published

on

Këngëtari i njohur Meda është shprehur se ishte thjeshtësia dhe modestia e bashkëshortes që e bëri për vete.

Meda u shpreh se ishte ai që bëri hapi e parë për t’u lidhur me të.

Ai shtoi se ndër vite Luljeta ka mbetur e njëjta.

Këngëtari ia atribuoi të dyve suksesin e martesës së shëndetshme

Meda zbuloi se bashkëshortja kujdeset për look-un e tij.

“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte”.

“Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e parë”.

“Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”– tha ai në një intervistë për emisionin “Nin”.

Këngëtari zbuloi edhe shumën marramendëse që lanë bakshish në një koncert në Australi.

“Në Australi për një natë kemi marrë mbi 30.000 dollarë. Këndoja vetë dhe isha i shoqëruar nga muzikantët e mi. Është e vërtetë, ka qenë për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë që isha në Australi. Ishte eksperiencë e paharruar,” – përfundoi Meda.

Continue Reading

Showbiz

Vajza e Lutfi Hazirit e krahason veten me Mona Lisën

Published

on

Vajza e Lutfi Hazirit merr vëmendje me paraqitjet e saj atraktive.

Ajo ka arritur të ketë mijëra ndjekës në Instagram, përkundër që nuk është e njohur për ndonjë profesion.

Duke gëzuar një bukuri të rrallë, ajo së fundmi bëri një ngjashmëri mes saj dhe Mosa Lisës.

Duke publikuar një imazh në të cilin u shfaq e mbështjellë me një pelerinë, ajo shkroi: Mona Lisa e kohëve moderne.

 

Continue Reading

Showbiz

Mbretëresha Elizabeth nuk do të festojë 95 vjetorin e saj të lindjes pas vdekjes së Princit Philip

Published

on

Mbretëresha po feston ditëlindjen e saj të parë në dekada pa burrin e saj Princin Philip të mërkurën

Këtë vit 95-vjetori i lindjes së Mbretëreshës Elizabeth do të jetë një rast i heshtur pas vdekjes së burrit të saj prej 73 vjetësh, Princit Philip, shkruan People.

Ditëlindja e shënuar e monarkut të Mërkurën nuk do të festohet si zakonisht – ndërsa Mbretëresha dhe anëtarët e tjerë të familjes shpesh shënojnë ditëlindjet e tyre duke ndarë portrete të reja me publikun, nuk do të ketë një foto të lëshuar këtë vit.

Kjo do të jetë ditëlindja e parë e Mbretëreshës Elizabeth pas vdekjes së burrit të saj, i cili u varros në Shën George’s Chapel në Kalanë Windsor të Shtunën. Ai vdiq në 9 Prill në moshën 99 vjeç, vetëm dy muaj larg 100 vjetorit të lindjes.

Mbretëresha është e rrethuar nga stafi i saj besnik dhe tre qentë e saj (të cilët ajo është parë në Kopshtet Frogmore gjatë javës së kaluar) në Windsor Castle, dhe anëtarët e familjes me gjasë do të vizitojnë monarken në ditët në vijim.

Continue Reading

Trending