Connect with us

Lajme

Bill Gates: 95 për qind të parave nuk janë të nevojshme për familjen time

Published

on

“Nuk njihem në fjalën perandori. E pastaj unë nuk komandoj”, shprehet Bill Gates, kur e krahasojnë me një lloj perandorie të epokës dixhitale. Edhe termi “revolucionare” nuk i bën përshtypje, pasi shekull XX është i ideologjisë dhe Gates ndihet i zhytur në atë të XXI. Një novator radikal, kështu preferon të përcaktohet.

Ai ngre edhe angazhimet për rritjen e fondeve në dispozicion të “Fondit Global”, i cili financon për luftën kundër AIDS, malaries dhe tuberkulozit.

Gates bën thirrje edhe për më shumë fonde në Itali. Në intervistën për “Corriere della sera”, ai zbulon diçka më shumë për vetën e tij

Njeriu më i pasur në botë flet për marrëdhënien e tij me paratë. Ai shpjegon se optimizmi i tij gjithashtu vjen nga leximi i librave, të tillë si ai i Steven Pinker, “Rënia e dhunës”.

“Është libri im i preferuar”, rrëfen ai. Gates thotë se kjo është edhe për përplasjen mes Komisionit Evropian dhe “Apple”, ku kjo e fundit është urdhëruar të paguajë 13 miliardë euro të përfitimeve tatimore në Irlandë.

Por themeluesi i “Microsoft”, beson se është një ekzagjerim të flitet për konflikte kulturore-ekonomike midis SHBA-ve dhe Evropës. “Ata janë dy kontinente kapitaliste të bindura se është e nevojshme për të investuar në risi.”

I pyetur nëse do të mblidhen fonde për “Fondin Global”, pavarësisht krizës, ai përgjigjet: “Nuk është e lehtë që t’u drejtohesh donatorëve e t’u shpjegosh atyre se duhet punuar mirë. Të gjitha qeveritë duhet të bëjnë llogaritë me buxhet të limituar, e Italia nuk bën përjashtime. Por gjithashtu duhet kuptuar se këto investime sjellin përfitime të mëdha, duke nisur nga shpëtimi i një jete. Duhet të mbajmë nën kontroll sëmundjet dhe t’i japim kohë mjekësisë që të gjejë një zgjidhje”.

Ndërsa i pyetur se çfarë është paraja për të dhe çfarë do të thotë të jetë njeriu më i pasur në botë, Bill Gates është shprehur: “Përgjigja është në dy nivele. I pari është se ndihem me shumë fat, pasi mund t’u siguroj fëmijëve një edukim të mirë pa patur shqetësime në lidhje me paratë. E ky është një bekim i vërtet. Ndërsa niveli i dytë është se “Microsoft” ka fituar shumë, dhe se shumica e parave të mia, do të thosha më shumë se 95%, nuk janë të nevojshme për të përballuar shpenzimet e familjes sime si dhe të fëmijëve. E kështu, kam mundësinë që këto para t’ia kthej shoqërisë, për të përshpejtuar inovacionin në favor të më të varfërve”.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending