Connect with us

Lajme

“Biden prin bindshëm, i duhen vetëm edhe 44 vota elektorale për t’u bërë President i SHBA-së”

Published

on

Garë interesante është duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të zgjedhur të parin e shtetit për katër vitet e ardhshme.

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, thotë se 538 vota elektorale, nga të cilat sipas tij Joe Biden i ka tashmë 226 “vota elektorale” të sigurta (i duhen veç edhe 44), Trump i ka 126 (i duhen edhe 144). Beteja zhvillohet për 10 shtete që i japin 186 vota elektorale në total.

Ai në elaborimin e tij për atë që po ndodhë në SHBA, thotë se dy shtetet më të rëndësishme për t’u ndjekur janë Pennsylvania dhe Florida.

Shkrimi i plotë nga Agon Maliqi:

RRUGA DREJT 270 VOTAVE ELEKTORALE
Sistemi i zgjedhjes së Presidentit të SHBA është i koklavitur sepse realisht nuk mbahet një proces zgjedhor, por janë 50 gara të veçanta në çdo shtet. Çdo shtet varësisht nga madhësia e ka një numër “votash elektorale”. Fitorja në një shtet ia jep kandidatit të gjitha votat elektorale të atij shteti. Në total janë 538 vota elektorale, ndërsa kandidati që i mbledh 270 vota elektorale shtetesh bëhet President.
Realisht pjesa më e madhe e këtyre shteteve dihet se si do të votojnë. Biden i ka tashmë 226 “vota elektorale” të sigurta (i duhen veç edhe 44), Trump i ka 126 (i duhen edhe 144). Beteja zhvillohet për 10 shtete që i japin 186 vota elektorale në total.
Në këtë fotografi i kam ilustruar shtetet që janë në garë sipas 5 kategorive të rëndësisë, bashkë me parashikimin e rezultatit nga Nate Silver dhe një koment timin. Poashtu e kam vendosur edhe parashikimin e vitit 2016 dhe rezultatin e vitit 2016 për këto shtete, për t’u parë se ku patën gabuar atëherë parashikimet/anketat. Është e qartë se sivjet përparësia e Biden ndaj Trump në anketa është më e lartë se ajo e Clinton, shpesh më e madhe se gabimi në anketa i vitit 2016.
Dy shtetet më të rëndësishme për t’u ndjekur janë Pennsylvania dhe Florida. Për më shumë mbi matematikën e arritjes deri në 270 vota lexoni dokumentin me shënimet e mia. Gjithsesi, Biden hyn në garë si favorit i qartë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending