Connect with us

Lajme

Berisha-Qeverisë: Ju jeni mafia e plehrave, nuk njihni kufi për të vjedhur këtë vend

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zbardhur në Kuvend sot, disa prapaskena dhe marrëveshje të fshehta të qeverisë me atë që ai e quan mafia e plehrave, dhe sipas tij po insiston për votimin e ligjit të importit të plehrave në Shqipëri.
– See more at: http://www.noa.al/artikull/berisha-qeverise-ju-jeni-mafia-e-plehrave-nuk-njihni-kufi-per-te-vjedhur-kete-vend/630728.html#sthash.DCDZv1rW.dpuf

Published

on

Berisha tha sot në fjalën e tij se veç të tjerave, “futja në kompaninë e pastrimit të Tiranës të kompanive të Ndragetës janë vetëm disa aspekte, ndërsa disa marrëveshje të tjera zbatohen në mënyrë sekrete si në shpellat mafioze në këtë qeveri.

Më tej ai shtroi pyetjes se “A e dini se sot duhet të ishte në Kuvend, duhet të ishte ligji për katastrofën e Pogradecit, që do ta shndërronte zonën më të pasur të Shqipërisë, në pellgun më të ndotur të Ballkanit dhe Evropës?!

Sipas Berishës ligji që i jepte jetë një projekti që nuk guxoi asnjë qeveri që nga viti 1992 deri sot t’i japë jetë ndërtimit të një megateci me torfën e kënetës së Maliqit, e cila në sipërfaqe që do të jepej për këtë qëllim për 157 milionë metër kub, e cila, sipas ekspertëve të shquar të fushës, për shkak të koeficientit të ulët energjitik, do të prodhonte 50 milionë metër kub hi me të gjitha mbetjet toksike.

“Ky është peshqeshi që Peleshi i bën Korçës me mafiozin?! Po ka mendje të sëmurë t’i lejojë vetes një vendim të tillë dhe duke bërë në sekret çdo ligj të vendit dhe duke mos patur asnjë opozitë tjetër. Si mund të veproni prapa shpinës o të babëzitur? A doni t’ju jap dokumenta të plotë? Ju jeni të mbërthyer kokë e këmbë nga mafia e plehrave! Ju jeni mafia e plehrave! Kufi nuk njihni për të vjedhur këtë vend”, tha Berisha.

Më tej në fjalën e tij Berisha ka folur edhe lidhur me shëndetësinë falas, ku sipas tij emrat e 90 mijë personave që kanë ndërruar jetë rezultojnë në lista sikur kanë bërë check-up. Berisha tha se Rama, Beqaj dhe koncensionari i Vilma Nushit nuk ngopen, ata po përçudnojnë edhe të vdekurit.

“Për të mbushur listat, për të mashtruar shqiptarët dhe për të shtuar fondet për kumbarin Rama dhe ndrikullën Nushi janë futur në lista emrat e personave që kanë vdekur prej vitesh. Emrat e 90 mijë personave që kanë ndërruar jetë rezultojnë në lista sikur kanë bërë check-up”, u shpreh Berisha. Ai kërkoi të mbahet përgjegjësi për këtë skandal me koncensionin e check-up që sipas tij është afera më e madhe korruptive në shëndetësi.

 

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending