Connect with us

Lajme

Berisha e quan maniak Ramiz Lladrovcin

Published

on

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili kishte thënë se gratë e Drenasit mund të shtiren si viktima të dhunës seksuale të luftës, për të marrë banesa kolektive në këtë komunë.

Berisha ka shkruar në Facebook, se kryetari i Drenasit po flet taman si “antishqiptar dhe si gratë e këqija merret me thashetheme, i përgojon dhe paragjykon viktimat e dhunës seksuale”, shkruan Periskopi.

Ajo madje e ka quajtur manjak Lladrovcin, të cilit i thotë se “me pas qenë Neron, të kisha detyru me ia shqy vetes gojën!”.

Lexoni të plotë reagimin e saj:

Me pas qenë Neron, të kisha detyru me ia shqy vetes gojën!

Sipas Ramiz Lladrovcit, gratë shqiptare aq hajnesha, mashtruese dhe të pafytyra që janë, sa që për të marrë banesa kolektive në Drenas, ato do të paraqiten rrejshëm si viktima të dhunës seksuale të luftës, pa qenë fare viktima.

Ramizi dyshon edhe në moralin e burrave të grave mashtruese, sepse sipas tij, ato në marrëveshje me burrat e tyre, pra, me lejen e burrave të tyre, do të paraqiten si viktima. E pastaj, do të shkojnë bashkë me ata burra fukarenjë dhe mashtrues të jetojnë në banesat e komunës me gratë e tyre ‘të dhunuara rrejshëm, për interes material’!

Pra, burrat po dalin edhe më të poshtër se gratë e tyre, sipas paranojës së tij.

Kaq poshtë ka ra katundi. Kryetari i Drenasit flet taman si antishqiptar dhe si gratë e këqija merret me thashetheme, i përgojon dhe i paragjykon viktimat e dhunës seksuale të luftës.

Pse merresh ti me këtë temë dhe pse nuk hesht, po ua bën me gisht ‘grave të dhunuara’ ua rrezikon jetën dhe i turpëron publikisht, duke ua zbuluar identitetin dhe adresën e banesës.

Shko tregoji edhe Serbisë se ‘drenicaket paraqiten si viktima të dhunës së tyre seksuale, për përfitime materiale’!

Ti po i relativizon viktimat e dhunës seksuale të luftës…po tallesh dhe po dëfton halucinacione me to…

Ti qenke manjak. E fol çka të duash.

Se me pas qenë Neron, pa të detyru m’ia shqy vetes gojën s’e kisha lënë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending